User Guide

Table Of Contents
Shënim: Ofrohet vetëm kur "Stilet e lëvizjes" caktohen
në "Personale".
Cilësimi i shpejtë i figurës
Gjatë instalimit për herë të parë, caktuat disa cilësime
figure duke ndjekur disa hapa të lehtë. Këta hapa
mund t'i ribëni duke shkuar tek opsioni Cilësim i
shpejtë i figurës.
Për të caktuar figurën përmes disa hapave të lehtë:
1 - Zgjidh Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura.
2 - Zgjidhni Cilësimet e shpejta të figurës, dhe
shtypni OK.
3 - Përdorni tastet e navigimit për të zgjedhur
cilësimet e preferuara të burimit, qartësisë, kontrastit,
ngjyrës dhe lëvizjes.
4 - Zgjidhni Përfundo ose
shtypni (majtas) vazhdimisht nëse nevojitet për të
mbyllur menynë.
14.2
Ekrani
Formati i figurës
Nëse figura nuk e mbush të gjithë ekranin dhe nëse
shiritat e zinj shfaqen sipër, poshtë ose në të dyja
anët, mund ta rregulloni figurën që ta mbushë
plotësisht ekranin.
Për të zgjedhur një nga cilësimet bazë për të mbushur
ekranin:
1 - Shtypni Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani
> Formati i figurës > Mbushja e ekranit, Përshtat
sipas ekranit, Ekran i gjerë dhe Origjinal dhe
shtypni OK.
2 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Mbush ekranin – e zmadhon automatikisht figurën
që të mbushë ekranin. Deformimi i figurës është
minimal, titrat mbeten të dukshme. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri. Disa
përmbajtje ekstreme figure mund të vazhdojnë të
shfaqin shirita të zinj. Formati i kuadrit të përmbajtjes
së figurës mund të ndryshojë.
Përshtat sipas ekranit – e zmadhon automatikisht
figurën, pa e deformuar, që të mbushë ekranin.
Shiritat e zinj mund të jenë të dukshëm. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri.
Ekran i gjerë – e zmadhon automatikisht figurën në
ekran të plotë 16:9. Formati i kuadrit të përmbajtjes së
figurës mund të ndryshojë.
Origjinal – e zmadhon automatikisht figurën për t'u
përshtatur sipas ekranit në formatin origjinal të
kuadrit. Nuk humbet asnjë përmbajtje të dukshme.
Për ta formatuar manualisht figurën:
1 - Shtypni Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani
> Formati i figurës > Të avancuara dhe shtypni OK.
2 - Përdorni Zhvendos, Zmadho dhe Zgjat për të
rregulluar figurën.
3 - Ose zgjidhni Zhbëj për t'u kthyer te cilësimi që
kishte figura kur hapët funksionin Formati i figurës.
Zhvendos – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zhvendosur
figurën. Mund ta zhvendosni figurën vetëm kur është
e zmadhuar.
Zmadho – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zmadhuar.
Zgjat – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zgjatur figurën
vertikalisht ose horizontalisht.
Zhbëj – Zgjidhni për t'u kthyer te formati i figurës me
të cilin filluat.
Disa zgjedhje të cilësimit të formati të figurës mund të
mos disponohen në disa kushte. Për shembull, në
transmetimin e videove, aplikacionet "Android",
modalitetin e lojërave etj.
Cilësimet e ekranit OLED
Mbrojtja ndaj figurës lokale
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani > Mbrojtja
ndaj figurës lokale.
Caktoni nivelin e mbrojtjes kur shfaqet një figurë e
palëvizshme lokale.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për një kohë të
gjatë mund të shkaktojë mbetje të figurës. Ky është
një fenomen normal për panelin OLED. Shmangni
shfaqjen për kohë të gjatë të një figurë statike në
ekranin e televizorit.
Ndryshimi automatik i pikselëve
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani > Ndryshimi
automatik i pikselëve.
Aktivizojeni për të ndryshuar pozicionin e pikselëve
për të reduktuar theksimin e tyre. Kjo është për të
mbrojtur ekranin OLED, që të mos shfaqë figurë të
palëvizshme.
Spastrimi i mbetjeve të figurës
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani > Spastrimi i
mbetjeve të figurës.
Kur hasni mbetje të figurës në televizor, mund t'i
pastroni këto mbetje të figurës në ekran duke
aktivizuar këtë funksion.
1 - Zgjidhni Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani.
2 - Zgjidh Spastrimi i mbetjeve të figurës.
3 - Zgjidhni Konfirmim.
Televizori do të fiket derisa të përfundojë procesi.
Nëse e ndizni televizorin gjatë procesit, ai do të
pushohet dhe do të rifillojë automatikisht kur
46