User Guide

Table Of Contents
të pakësuar shanset për fenomenit të mbetjes së
figurës.
• Ekranet LED organike (OLED) janë jashtëzakonisht
të ndjeshme ndaj motit të keq dhe faktorëve të
jashtëm, si për shembull ekspozimit ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit dhe/ose rrezeve ultravjollcë, si
dhe temperaturës së papërshtatshme të ambientit,
duke rezultuar në ulje të shkëlqimit, ndriçimit dhe
jetëgjatësisë së ekraneve OLED, reduktimin e
pikselëve dhe dëmtim të pariparueshëm dhe/ose
mosfunksionim të ekranit. Kini parasysh se garancia
nuk vlen për probleme që rezultojnë, në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nga mosndjekja e
udhëzimeve të këtij produkti.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për një kohë të
gjatë mund të shkaktojë mbetje të figurës. Ky
fenomen është karakteristikë normale për panelin
OLED dhe nuk tregon një defekt të televizorit.
Shmangni shfaqjen për kohë të gjatë të një figurë
statike në ekranin e televizorit.
Ruajtësi i ekranit
Për të reduktuar shanset e figurave të mbetura në
ekranin e televizorit, ruajtësi i ekranit (stema lëvizëse
"PHILIPS") do të aktivizohet në rrethana të tilla.
- kur elementet e menysë së cilësimeve statike
shfaqen në ekran për më shumë se 2 minuta.
- kur elementet e menysë së cilësimeve statike të
aplikacioneve shfaqen në ekran për më shumë se 2
minuta.
- kur teleteksti shfaqet për më shumë se 2 minuta.
Ruajtësi i ekranit mund të mos aktivizohet në këto
rrethana.
- pushimi i luajtjes në një burim të jashtëm (p.sh.
HDMI), pasi televizori nuk shfaq elemente të menysë
së cilësimeve statike.
Pasi ruajtësi i ekranit të jetë aktivizuar, mund të
mbyllet duke shtypur një buton çfarëdo në
telekomandë. Veprime të tjera si futja e një fishe USB
apo transmetimi i përmbajtjeve do të kryhen në
sfond, por këto aktivitete nuk do të ndërpresin
ruajtësin e ekranit.
Televizori "Philips" është i pajisur me sa më poshtë
për kujdesin e ekranit OLED:
Procesi automatik i rifreskimit
Kryen procesin e rifreskimit të ekranit kur nevojitet.
Kontrolli automatik i ndriçimit të ekranit
Redukton gradualisht ndriçimin e ekranit kur imazhi i
palëvizshëm shfaqet për një kohë të gjatë.
Ruajtësi i ekranit
Shfaq ruajtësin e ekranit kur imazhi i palëvizshëm
shfaqet në ekran për një periudhë më të gjatë kohore.
5