User Guide

Table Of Contents
- Kthehu : dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
televizori kalon në burimin e fundit nga ku është parë
në televizor.
- HOME : dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
kalohet faqja e hapësit.
- Nëse nga "Alarmi i lindjes së diellit" nuk kalohet në
një aplikacion tjetër brenda 30 minutash nga zgjimi
për lindjen e diellit, atëherë televizori do të fiket
automatikisht në gjendje pritjeje.
Shënim:
Mbajeni aktive lidhjen me internetin në mënyrë që
alarmi i "Sunrise" të funksionojë siç duhet. Alarmi i
lindjes së diellit nuk mund të funksionojë kur
modaliteti i orës së televizorit është caktuar në
manual. Shkoni te menyja e cilësimeve dhe ndryshoni
modalitetin e orës në automatik. Alarmi nuk do të
funksionojë nëse "Vendndodhja" është caktuar në
"Dyqan".
Aurora
Aplikacioni Aurora është një aplikacion që përmirëson
ambientin e hapësirës së ndenjjes së televizorit me
fragmente dhe Ambilight plot ngjyra. Aurora përdor
imazhet, animimin, audion dhe funksionin e veçantë
Ambilight të Philips për të zmadhuar ambientin e
ndenjjes që t'i përshtatet stilit tuaj të ri të jetesës.
Për të hapur aplikacionin Aurora:
1 - Shtypni Menyja e shpejtë / MENU për të
hapur Menyja e shpejtë, zgjidhni Aurora dhe
shtypni OK për ta hapur.
2 - Përndryshe, shtypni HOME për të shkuar te
ekrani kryesor. Zgjidhni aplikacionin Aurora nga rreshti
Aplikacionet e tua dhe shtypni OK për ta hapur.
Kategoritë
Ekzistojnë katër kategori për temat: Ambient, Skema,
Galeri, dhe Ora. Ju mund të shkarkoni më shumë
tema kur televizori të lidhet në internet. Përdorni
butonat e navigimit për të shfletuar horizontalisht /
vertikalisht në meny. Shtypni OK në një temë për të
nisur luajtjen. Shtypni OK te Luaj të gjitha për të
luajtur të gjithë artikujt në këtë listë kategorish, duke
filluar nga artikulli i parë. Shtypni Kthehu për të
dalë nga aplikacioni Aurora.
Vendosja e televizorit në gjendje pritjeje
Ju mund të caktoni kohëzgjatjen e luajtjes së temës
së aplikacionit Aurora dhe televizori kalon në gjendje
pritjeje kur arrihet kufiri kohor.
Për të vendosur televizorin në pritje:
1 - Kur aktivizohet aplikacioni Aurora, shtypni
OPTIONS.
2 - Zgjidhni 1 orë, 2 orë ose 4 orë për ta vendosur
televizorin në gjendje pritjeje.
3 - Dy minuta përpara se koha të skadojë, televizori
shfaq një dritare dialogu duke paraqitur opsionet për
të kaluar menjëherë në gjendje pritjeje ose për ta
shtyrë atë në 1 ose 2 orë më vonë. Kohëmatësi i
caktuar për të numëruar ose për të shtyrë kohën nuk
mund të kalojë kohën maksimale prej 4 orësh.
55