User Guide

Table Of Contents
telekomandë. Mos e hiqni njësinë "Flash USB".
3 - Kur të mbarojë përditësimi, televizori do të
kthehet në kanalin që po shikonit.
Nëse gjatë përditësimit ndërpritet energjia elektrike,
njësinë "Flash USB" mos e hiqni asnjëherë nga
televizori. Përditësimi do të vazhdojë kur të rikthehet
energjia.
Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit
të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga njësia
"Flash USB".
Përditësimi automatik i softuerit
Aktivizimi i përditësimit automatik të softuerit për të
përditësuar softuerin e televizorit automatikisht.
Lëreni televizorin në pritje.
1 - Zgjidh Cilësimet > Sistemi > Rreth >
Përditësimi i sistemit >Përditësimi automatik i
softuerit.
2 - Ndiqni udhëzimet në ekran.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Kur cilësimi aktivizohet, aktualizimi shkarkohet kur
televizori është i ndezur dhe instalohet 15 minuta pasi
televizori ka kaluar në pritje (për sa kohë që nuk ka
asnjë alarm të planifikuar).
Kur cilësimi çaktivizohet, do të shfaqet OSD
"Përmirëso tani" / "Më vonë".
Shfaqja e historikut të përditësimeve të softuerit
Shfaqni listën e versioneve të softuerit që janë
përditësuar me sukses në televizor.
Për të parë historikun e përditësimeve të softuerit:
1 - Zgjidh Cilësimet > Sistemi > Rreth >
Përditësimi i sistemit >Shiko historikun e
përditësimeve të softuerit.
2 - Do të listohet historiku i përditësimeve të softuerit
në këtë televizor.
Rivendosja
Riinstalimi i televizorit
Cilësimet > Sistemi > Rreth > Rivendosja >
Rikthimi në gjendje fabrike.
Rivendosni dhe kryeni sërish instalimin e plotë të
televizorit.
Rivendosja e të gjitha vlerave të cilësimeve në
cilësimet fillestare të televizorit
Cilësimet > Sistemi > Rreth > Rivendos >
Cilësimet e fabrikës.
Rivendosni të gjitha cilësimet në vlerat e fabrikës.
Statusi
Shfaqja e informacionit mbi statusin e televizorit
Cilësimet > Sistemi > Rreth > Statusi.
Për të shfaqur statusin e televizorit rreth adresës së IP-
së, pajisjes, adresës MAC, adresës së Bluetooth®,
numrit të serisë etj.
Informacioni ligjor
Softueri me burim të hapur
Ky televizor përmban softuer me burim të hapur.
Nëpërmjet kësaj, "TP Vision Europe B.V." ofron
dërgimin, pas kërkese, të një kopjeje të plotë të kodit
përkatës burimor për paketat e softuerëve me burim
të hapur, të cilat mbrohen nga e drejta e autorit dhe
përdoren në këtë produkt për të cilin oferta kërkohet
nga licencat përkatëse.
Kjo ofertë vlen deri në tre vite pas blerjes së produktit
për këdo pas marrjes së këtij informacioni.
Për të marrë kodin burimor, shkruani në anglisht në...
open.source@tpv-tech.com
Licenca e burimit të hapur
Rreth licencës së burimit të hapur
README (skedari informues) për kodin burimor të
pjesëve të softuerit "TP Vision Europe B.V. TV" që
përfshihen në licencat e burimit të hapur.
Ky është një dokument që përshkruan shpërndarjen e
kodit burimor në "TP Vision Europe B.V. TV", që
përfshihen në licencën "GNU General Public License"
(GPL), ose në licencën "GNU Lesser General Public
License" (LGPL), ose çfarëdo licence tjetër burimi të
hapur. Udhëzimet mbi marrjen e kopjeve të këtij
softueri mund t'i gjeni tek "Udhëzime për përdorimin".
"TP Vision Europe B.V." NUK JEP ASNJË GARANCI, TË
SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË GARANCITË E TREGTUESHMËRISË APO
TË PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË
POSAÇËM, NË LIDHJE ME KËTË SOFTUER. "TP
Vision Europe B.V." nuk ofron mbështetje për këtë
softuer. Për sa më lart nuk ju prekin garancitë dhe të
drejtat juridike në lidhje me produktet e blera nga "TP
Vision Europe B.V." Kjo vlen vetëm për kodin burimor
që ju është vënë në dispozicion.
60