User Guide

Table Of Contents
24
Ndihma dhe
mbështetja
24.1
Regjistrimi i televizorit
Regjistrojeni televizorin dhe shijoni një sërë
përfitimesh, duke përfshirë mbështetje të plotë (duke
përfshirë ngarkimet), hyrje të privilegjuar në
informacionet mbi produktet e reja, uljet e çmimeve
dhe ofertat ekskluzive, mundësinë për të fituar çmime,
madje dhe për të marrë pjesë në anketime të
posaçme për produktet e reja.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
24.2
Përdorimi i ndihmës
Hapja e Ndihmës
Shtypni tastin (i kaltër) për të hapur menjëherë
Ndihmën. Për të parë temat në rend alfabetik, shtypni
tastin me ngjyrë Termat .
Për ta lexuar "Ndihmën" si libër, zgjidhni opsionin
Libër.
Mund dhe të hapni Ndihmën te menyja e
shpejtë.
Mbylleni "Ndihmën" para se të kryeni udhëzimet e
atyshme.
Për të mbyllur "Ndihmën", shtypni butonin me
ngjyrë Mbyll .
Për veprime si "Teksti (teleteksti)", tastet me ngjyra
kanë funksione specifike dhe nuk mund ta hapin
"Ndihmën".
"Ndihma e televizorit" në tabletë, celular inteligjent
ose kompjuter
Për t'i zbatuar më lehtë sekuencat e zgjeruara të
udhëzimeve, "Ndihmën për televizorin" mund ta
shkarkoni në format PDF, për ta lexuar në celularin
inteligjent, në tabletë ose në kompjuter. Përndryshe
mund të printoni faqen përkatëse "Ndihma" nga
kompjuteri.
Për të shkarkuar "Ndihmën" (manualin e përdorimit),
shkoni te www.philips.com/TVsupport
 Menyja e shpejtë / MENU > Ndihma
Mund të përdorni më shumë funksione të "Ndihmës"
për të diagnostikuar dhe për të marrë më shumë
informacione rreth televizorit.
Informacion i itelevizorit - Shfaqja e emrit të
modelit, numrit të serisë dhe versionit të softuerit në
televizor.
Si bëhet - Mund të shikoni udhëzime për
instalimin dhe renditjen e kanaleve, përditësimin e
softuerit të televizorit, lidhjen e pajisjeve të jashtme
dhe përdorimin e funksioneve të celularëve
inteligjent në televizor.
Diagnostikimi i televizorit - Ekzekutoni
diagnostikimin e televizorit për të kontrolluar gjendjen
e tij.
Vetëdiagnostikim - Mund të kontrolloni nëse figura,
zëri, rrjeti dhe cilësimet e tjera po funksionojnë si
duhet.
Përditësimi i softuerit - Kontrolloni për përditësime
të disponueshme të softuerit.
Manuali i përdorimit - Lexoni manualin e përdorimit
për informacion rreth televizorit.
Kopja e listës së cilësimeve - Kopjoni cilësimet e
televizorit në një njësi flash USB.
Diagnostikimi - Gjeni një zgjidhje për pyetjet e
shpeshta.
Cilësimet e fabrikës - Rivendosni të gjitha cilësimet
në vlerat e fabrikës.
Riinstalo televizorin - Kryeni sërish instalimin e
plotë të televizorit.
Informacioni i kontaktit - Shfaqni numrin e telefonit
ose adresën e internetit për shtetin apo rajonin ku
ndodheni.
24.3
Diagnostikimi i televizorit dhe
Vetëdiagnostikimi
Diagnostikimi i televizorit
Ju mund të ekzekutoni diagnostikimin e televizorit për
të kontrolluar gjendjen e tij. Në përfundim të
diagnostikimit, televizori pastron memorien e
përkohshme dhe mbyll aplikacionet e papërdorura
për të vazhduar me funksionimin e butë të tij.
Për të ekzekutuar testin diagnostikues të televizorit:
1 - Zgjidhni Menyja e shpejtë / MENU >
Ndihma > Diagnostikimi i televizorit dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Fillo për të ekzekutuar një seri testetsh
diagnostikuese.
3 - Kur testimi të përfundojë, ju mund të shihni
statusin e pikave të mëposhtme.
- Telekomanda
- Energjia
- Figura
- Zëri
- Pajisjet e jashtme
- Rrjeti
- Sintonizuesi
- Vendruajtja
- Pastrimi i memories së përkohshme
79