User Guide

Table Of Contents
Rrjeti
Rrjeti "Wi-Fi" nuk u gjet ose sinjali është i çrregullt
• Furrat me mikrovalë, telefonat DECT ose pajisjet e
tjera me "Wi-Fi 802.11b/g/n/ac" pranë jush mund të
ndërhyjnë në rrjetin me valë.
• Sigurohuni që muret mbrojtëse në rrjetin tuaj lejojnë
përdorimin e lidhjes me valë të televizorit.
• Nëse rrjeti me valë nuk funksionon siç duhet në
shtëpinë tuaj, provoni instalimin e rrjetit me tela.
Interneti nuk funksionon
• Nëse lidhja me rrugëzuesin është në rregull,
kontrolloni lidhjen e rrugëzuesit me internetin.
Lidhja e kompjuterit me internetin është e ngadaltë
• Shikoni manualin e përdorimit të rrugëzuesit me valë
për informacion mbi rrezen në mjedisin brenda,
shpejtësinë e transferimit dhe faktorë të tjerë të
cilësisë së sinjalit.
• Për rrugëzuesin përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
DHCP
• Nëse lidhja nuk kryhet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP (protokolli dinamik i konfigurimit
të hostit) të rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive.
Cilësia e dobët kur shihni transmetim video
• Cilësia e figurës/zërit të transmetimit video varet nga
përmbajtja e videos origjinale që ofrohet nga
aplikacionet transmetuese të videos.
• Për të siguruar përvojën më të mirë në shikimin e
transmetimit të videove është thelbësore një lidhje
rrjeti e shpejtë dhe e qëndrueshme. Shpejtësitë e
rekomanduara të lidhjes së rrjetit për transmetimin e
videove janë si më poshtë:
- Cilësi standarde e figurës (SD): 5 Mbps
- Cilësi e lartë e figurës (HD): 10 Mbps
- 4K/Ultra HD (UHD): 25 Mbps
Bluetooth®
Nuk mund të çiftohet
• Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e çiftimit
Lexoni manualin e përdorimit të pajisjes.
• Mbajini altoparlantin me valë sa më afër televizorit
të jetë e mundur.
• Çiftimi i disa pajisjeve me televizorin njëkohësisht
mund të mos funksionojë.
Humbja e lidhjes me Bluetooth®
• Pozicionojeni gjithmonë altoparlantin me valë
brenda një rrezeje prej 5 metrash nga televizori.
Sinkronizimi i audios dhe figurës me Bluetooth®
• Përpara se të blini një altoparlant me valë
Bluetooth®, informohuni për cilësinë e tij të
sinkronizimit të audios me videon, zakonisht i quajtur
'sinkronizimi i buzëve'. Jo të gjitha pajisjet Bluetooth®
funksionojnë saktë. Pyesni shitësin për këshillë.
Gjuhë e gabuar e menysë
Gjuhë e gabuar e menysë
Kthejeni gjuhën në gjuhën tuaj në modalitetin Google
TV.
1 - Shtypni butonin DASHBOARD
telekomandë për të hapur menynë Paneli .
2 - Zgjidhni ikonën dhe shtypni OK për të hapur
menynë Cilësimet .
3 - Shtypni 6 herë (poshtë) dhe shtypni OK për
të hapur menynë Sistemi .
4 - Shtypni 3 herë (poshtë) dhe shtypni OK për
të hapur menynë Gjuha
5 - Zgjidhni gjuhën dhe shtypni OK.
6 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Kthejeni gjuhën në gjuhën tuaj në modalitetin bazë.
1 - Shtypni butonin DASHBOARD
telekomandë për të hapur menynë Paneli .
2 - Zgjidhni ikonën dhe shtypni OK për të hapur
menynë Cilësimet .
3 - Shtypni 7 herë (poshtë) dhe shtypni OK për të
hapur menynë Sistemi .
4 - Shtypni 3 herë (poshtë) dhe shtypni OK për
të hapur menynë Gjuha
5 - Zgjidhni gjuhën dhe shtypni OK.
6 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
24.5
Ndihma në internet
Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i
drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të
zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të
produktit.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni
numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj,
si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në
disa shtete mund të bisedoni me një nga
bashkëpunëtorët tanë për t'i bërë pyetjet drejtpërdrejt
apo për të dërguar një pyetje me email.
Softuerin e televizorit apo manualin mund ta
shkarkoni për ta lexuar në kompjuter.
24.6
Mbështetja dhe riparimi
Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi
kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të
shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.
Gjeni numrin e telefonit të printuar në
82