User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Kujdesi për ekranin OLED
- 2 Faqja kryesore
- 3 Konfigurimi
- 4 Telekomanda
- 5 Ndezja dhe fikja
- 6 Instalimi i kanaleve
- 7 Kanalet
- 8 Guida televizive
- 9 Lidhja e pajisjeve
- 9.1 Rreth lidhjeve
- 9.2 Sistemi i kinemasë - HTS
- 9.3 Dalja e zërit dixhital - Optike
- 9.4 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 9.5 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 9.6 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 9.7 Kufjet
- 9.8 Konsola e lojërave
- 9.9 Tastiera USB
- 9.10 Pajisja ruajtëse USB
- 9.11 Aparati fotografik
- 9.12 Videokamera
- 9.13 Basi
- 9.14 Kompjuteri
- 10 Lidhja e televizorit
- 11 Internet
- 12 Burimet
- 13 Menyja e shpejtë dhe Cilësimet e shpeshta
- 14 Ekrani dhe zëri
- 15 Apl.
- 16 Sistemi
- 17 Telekomanda dhe aksesorët
- 18 Videot, fotografitë dhe muzika
- 19 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 20 Lojëra
- 21 "Netflix"
- 22 Alexa
- 23 Specifikimet
- 24 Ndihma dhe mbështetja
- 25 Siguria dhe kujdesi
- 26 Kushtet e përdorimit
- 27 Të drejtat e autorit
- 28 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > EasyLink > Telekomanda
EasyLink > Aktive.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e
telekomandës "EasyLink". Kini parasysh se ju mund të
kontrolloni volumin e pajisjeve që mbështesin "HDMI
CEC" pavarësisht këtij cilësimi.
Fikja e pajisjeve HDMI me anë të televizorit
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > EasyLink > Fikja automatike e
pajisjeve me EasyLink.
Zgjidhni Aktiv për të lejuar që televizori t'i kalojë
pajisjet HDMI në gjendje pritjeje. Zgjidhni Joaktiv për
ta çaktivizuar funksionin.
Ndezja e televizorit me anë të pajisjeve HDMI
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > EasyLink > Ndezja automatike e
televizorit me EasyLink.
Zgjidhni Aktiv për të lejuar që pajisjet HDMI ta zgjojnë
televizorin nga gjendja e pritjes. Zgjidhni Joaktiv për
ta çaktivizuar funksionin.
Ndezja e sistemit të fonisë HDMI me televizorin
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > EasyLink > Ndezja automatike e
ARC me EasyLink.
Zgjidhni Aktiv për të lejuar televizorin të zgjojë
sistemin e lidhur të fonisë HDMI nga gjendja e
gatishmërisë. Zgjidhni Joaktiv për ta çaktivizuar
funksionin.
Kontrolli i zërit të EasyLink 2.0
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > EasyLink > Kontrolli i zërit të
EasyLink 2.0.
Zgjidhni Aktiv për të kontrolluar cilësimet e zërit të
fonisë HDMI. Mund t’i rregullosh këto cilësime te
Cilësimet e përgjithshme ose Cilësimet > Ekrani
dhe zëri > Zëri. Kjo është e zbatueshme vetëm me
sistemin e fonisë HDMI që përputhet me EasyLink 2.0.
Shënim:
• "EasyLink" mund të mos funksionojë me pajisje të
markave të tjera.
• Funksioni "HDMI CEC" ka emra të ndryshëm në
marka të ndryshme. Disa shembuj janë: "Anynet",
"Aquos Link", "Bravia Theatre Sync", "Kuro Link",
"Simplink" dhe "Viera Link". Jo të gjitha markat
përputhen plotësisht me "EasyLink". Emrat e markave
të "HDMI CEC" të përmendura si shembuj janë pronë
e pronarëve të tyre përkatës.
HDMI Ultra HD
Ky televizor mund të shfaqë sinjale "Ultra HD". Disa
pajisje të lidhura me HDMI nuk i njohin televizorët me
"Ultra HD" dhe mund të mos funksionojnë siç duhet
ose të shfaqin figurë apo zë të deformuar.
Për të evituar keqfunksionimin e pajisjeve të tilla,
mund të rregulloni cilësimin HDMI Ultra HD kur
televizori është në burim HDMI. Cilësimi i
rekomanduar për pajisjet e vjetra është Standard.
Caktimi i cilësisë së sinjalit për çdo fole HDMI
Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Hyrjet > INPUT DEVICES > HDMI
(porta) > HDMI Ultra HD > Standard, Optimal, or
Optimal (Lojë automatike) / Optimal (Lojë
automatike xxxHz Pro).
Për të ndryshuar cilësimet, fillimisht kaloni në burimin
HDMI. Zgjidhni Optimal për të aktivizuar sinjalin HDMI
me cilësinë më të lartë për shikimin e programeve ose
filmave 4K (si p.sh. dekoduesi Ultra HD 4K, luajtësi Blu-
ray 4K ose kutia e transmetimit).
• Cilësimi Optimale lejon sinjale maksimumi deri në
Ultra HD (100Hz# ose 120Hz#) RGB 4:4:4 ose YCbCr
4:4:4/4:2:2/4:2:0.
• Cilësimi Standard lejon maksimumi sinjale deri në
"Ultra HD" (50 Hz ose 60 Hz) YCbCr 4:2:0.
Formati maksimal i mbështetur i kohës së videos për
opsionet "HDMI Ultra HD":
• Rezolucioni: 3840 x 2160
• Shpejtësia e kuadrove (Hz): 50 Hz, 59,94 Hz, 60 Hz,
100 Hz#, 120 Hz#
• Nënmodulimi i të dhënave të videos (thellësia e
biteve)
- 8 bit: YCbCr 4:2:0, YCbCr 4:2:2*, YCbCr 4:4:4*, RGB
4:4:4*
- 10 bit: YCbCr 4:2:0*, YCbCr 4:2:2*, RGB 4:4:4*
- 12 bit: YCbCr 4:2:0*, YCbCr 4:2:2*
* Mbështetet vetëm kur HDMI Ultra HD caktohet në
Optimal, Optimal (Lojë automatike), ose Optimal
(Lojë automatike 120Hz Pro).
Shënim: # 4K2K 100Hz mbështetet vetëm kur HDMI
Ultra HD caktohet në Optimal në HDMI 1 dhe HDMI 2.
4K2K 120Hz mbështetet vetëm kur HDMI Ultra HD
caktohet në Optimal, Optimal (Lojë automatike) ose
Optimal (Lojë automatike 120Hz Pro) në HDMI 1 dhe
HDMI 2.
Zgjidhni Standarde nëse figura apo zëri janë të
deformuara.
• Optimal (Lojë automatike) për të mundësuar që
televizori të mbështesë shpejtësinë e ndryshueshme
të freskimit të HDMI* / video FreeSync Premium* / G-
33










