User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Kujdesi për ekranin OLED
- 2 Faqja kryesore
- 3 Konfigurimi
- 4 Telekomanda
- 5 Ndezja dhe fikja
- 6 Instalimi i kanaleve
- 7 Kanalet
- 8 Guida televizive
- 9 Lidhja e pajisjeve
- 9.1 Rreth lidhjeve
- 9.2 Sistemi i kinemasë - HTS
- 9.3 Dalja e zërit dixhital - Optike
- 9.4 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 9.5 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 9.6 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 9.7 Kufjet
- 9.8 Konsola e lojërave
- 9.9 Tastiera USB
- 9.10 Pajisja ruajtëse USB
- 9.11 Aparati fotografik
- 9.12 Videokamera
- 9.13 Basi
- 9.14 Kompjuteri
- 10 Lidhja e televizorit
- 11 Internet
- 12 Burimet
- 13 Menyja e shpejtë dhe Cilësimet e shpeshta
- 14 Ekrani dhe zëri
- 15 Apl.
- 16 Sistemi
- 17 Telekomanda dhe aksesorët
- 18 Videot, fotografitë dhe muzika
- 19 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 20 Lojëra
- 21 "Netflix"
- 22 Alexa
- 23 Specifikimet
- 24 Ndihma dhe mbështetja
- 25 Siguria dhe kujdesi
- 26 Kushtet e përdorimit
- 27 Të drejtat e autorit
- 28 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
3. Konfigurimi
3.1. Lexoni udhëzimet mbi
sigurinë
Lexoni udhëzimet mbi sigurinë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma > Manuali i
përdorimit, shtypni butonin me
ngjyrë Termat dhe kërkoni Udhëzimet mbi
sigurinë.
3.2. Bazamenti i televizorit
dhe montimi në mur
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e llojit të televizorit për të kërkuar e
shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori është gjithashtu i përgatitur për suport muri
(shitet veçmas).
Madhësia e suportit të murit mund të ndryshojë në
varësi të mbështetëses së prapme, shihni Udhëzuesin
e shpejtë në paketimin e produktit për të parë
madhësinë që i përkon televizorit tuaj.
Përdor përmasat e mëposhtme të suportit të murit kur
blen një suport muri.
• 55OLED908
300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15 mm)
• 65OLED908
300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15 mm)
• 77OLED908
400x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 22 mm)
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para
pozicionimit të televizorit.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të
shkaktojnë aksident ose lëndim.
3.3. Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Errësoni ndriçimin në dhomë për efekt më të mirë të
"Ambilight".
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Distanca e rekomanduar nga muri:
A. Kur e montoni në mur, vendoseni televizorin 7 deri
në 10 cm larg nga muri.
B. Kur e montoni në bazament, vendoseni televizorin
10 deri në 20 cm larg nga muri, në varësi të madhësisë
së bazamentit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
3.4. Kordoni elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë
spinën dhe asnjëherë kordonin.
8










