User Guide

30
Shqip
Ky simbol identifikon çelësin ose pozicionin e çelësit me anë të të cilit ndizet një pjesë e pajisjes
me qëllim për ta sjellë atë në gjendje gatishmërie dhe për të identifikuar komandën ku duhet
kaluar, ose për të treguar gjendjen e konsumit të ulët të energjisë.
Ky simbol tregon mbrojtjen ndaj hyrjes së sendeve të ngurta të huaja më të mëdha se ≥12,5mm
dhe ndaj efekteve të dëmshme për shkak të hyrjes së ujit që pikon vertikalisht kur anohet në
15gradë.
Ky simbol tregon mbrojtjen ndaj hyrjes së sendeve të forta të huaja ≥2,5mm dhe se nuk ka
mbrojtje ndaj efekteve të dëmshme për shkak të hyrjes së ujit.
Ky simbol tregon nivelin e efikasitetit energjik.
Ky simbol tregon që ushqyesi nuk duhet të përdoret nëse kunjat e spinës janë të dëmtuara.
Ky simbol nënkupton se një objekt është i riciklueshëm, jo që është i ricikluar apo që pranohet
në të gjitha sistemet grumbulluese të riciklimit.
Ky simbol tregon MPEE, mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Produktet-mbeturina
elektrike nuk duhen hedhur së bashku me mbeturinat shtëpiake. Jeni të lutur të ricikloni aty ku
ekziston struktura. Kontrolloni me autoritetin tuaj lokal ose shitësin me pakicë për këshilla për
riciklimin (shihni "Riciklimi").
Simboli i "Green Dot" ("Der Grüne Punkt" në gjermanisht). "Green Dot" ("Der Grüne Punkt" në
gjermanisht) është simboli i licencës së një rrjeti evropian sistemesh të financuara nga sektori i
industrisë për riciklimin e materialeve të paketimit të artikujve të konsumit.
Simboli vendoset te produktet për të treguar se janë në përputhje me direktivat përkatëse të BE-
së në lidhje me shëndetin dhe sigurinë ose mbrojtjen e mjedisit.
Logoja e Këshillit të Mbikëqyrjes së Pyjeve (FSC—Forest Stewardship Council) nënkupton që
produkti vjen nga burime të përgjegjshme dhe të përshtatshme për mjedisin, shoqërisht të
dobishme dhe ekonomikisht të qëndrueshme.