User Guide

Table Of Contents
10
Shqip
-
Makineria fillon të ngrohet, avulli depërton në qumësht dhe ky i fundit shkumohet.
6 Kur shkuma e qumështit në kanën e qumështit të ketë arritur vëllimin e dëshiruar, shtypni sërish butonin
e ndezjes/fikjes për të ndaluar shkumëzimin e qumështit.
Asnjëherë mos e shkumëzoni qumështin për më shumë se 90 sekonda. Shkumëzimi ndalon
automatikisht pas 90 sekondash.
Për të marrë cilësinë më të mirë të qumështit të shkumëzuar, nuk është e nevojshme që ju të lëvizni
kanën e qumështit gjatë shkumëzimit të qumështit.
Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht
Mund të zgjidhni të përdorni kafe të bluar paraprakisht në vend të kokrrave, për shembull, nëse preferoni
një lloj tjetër kafeje ose kafe dekafeinato.
1 Shtypni butonin e fikjes/ndezjes për të ndezur makinerinë dhe prisni derisa të jetë gati për përdorim.
2 Hapni kapakun e enës së kafesë të bluar paraprakisht dhe hidhni një lugë matëse të niveluar të mbushur
me kafe të bluar paraprakisht në të (Fig. 12). Më pas, mbyllni kapakun.
3 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.
4 Zgjidhni një pije të vetme.
5 Shtypni ikonën e fortësisë së aromës për 3 sekonda (Fig. 13).
-
Drita e kafesë së bluar paraprakisht ndizet dhe drita e ndezjes nis të pulsojë.
6 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes .
7 Për të ndaluar nxjerrjen e kafesë para se makina të përfundojë, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes .
Me kafenë e bluar paraprakisht, mund të përgatitni vetëm një kafe.
Kafeja e bluar paraprakisht nuk është një cilësim që ruhet si cilësim i mëparshëm i fortësisë së zgjedhur.
Sa herë që doni të përdorni kafe të bluar paraprakisht, duhet të shtypni ikonën e fortësisë së aromës për 3
sekonda.
Kur zgjidhni kafenë e bluar paraprakisht, nuk mund të zgjidhni një fortësi tjetër arome.
Nxjerrja e ujit të nxehtë
1 Nëse janë të montuara, hiqni LatteGo ose shkumëzuesin e qumështit.
2 Prekni ikonën e ujit të nxehtë (Fig. 14).
-
Dritat e sasisë së pijes ndizen dhe tregojnë cilësimet e pijeve të zgjedhura paraprakisht për ujin e
nxehtë.
3 Rregulloni sasinë e ujit të nxehtë sipas preferecës duke prekur ikonën e sasisë së pijes (Fig. 3).
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes .
-
Drita në ikonën e ujit të nxehtë pulson dhe uji i nxehtë nxirret nga gryka e ujit të nxehtë (Fig. 15).
5 Për të ndaluar nxjerrjen e ujit të nxehtë para se makineria të përfundojë, shtypni sërish butonin e
ndezjes/fikjes.
Rregullimi i cilësimeve të makinës
Rregullimi i kohës së gatishmërisë
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.