User Guide

Table Of Contents
12
Shqip
Makineri me ikonën e temperaturës (vetëm EP3221)
1 Prekni vazhdimisht ikonën e temperaturës së kafesë për të zgjedhur temperaturën e dëshiruar.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Aparati ju ofron mundësinë ta riktheni parazgjedhjet e pijeve në cilësimet fillestare në çdo moment.
Ju mund të riktheni cilësimet e parazgjedhura vetë kur aparati është i fikur.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur aparatin.
2 Shtypni dhe mbani shtypur ikonën e espresso (ekspres) për 3 sekonda.
-
Dritat e mesit në ikonat e cilësimit të pijes ndizen. Drita e fikjes/ndezjes nis të pulsojë për të treguar se
cilësimet janë gati të rikthehen.
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë.
Rregullimi i cilësimeve të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë është kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).
Cilësimet e bluarjes mund t'i rregulloni vetëm kur aparati të jetë duke bluar kokrrat e kafesë. Diferencën
mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një
dhëmbëzim çdo herë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.
2 Hapni kapakun e enës së kokrrave të kafesë.
3 Prekni ikonën "espresso (ekspres)" dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
4 Kur bluesi fillon bluarjen, shtyni poshtë çelësin për cilësimin e bluarjes dhe rrotullojeni majtas ose
djathtas. (Fig. 19)
Çaktivizoni tingujt e panelit të kontrollit
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.
2 Kur aparati të fiket, prekni dhe mbani shtypur ikonën e kafesë (ikona e espresso lungo (ekspres i gjatë)
për EP3221) derisa drita e kësaj ikone të ndizet. Drita e ndezjes nis të pulsojë.
3 Prekni përsëri ikonën e kafesë për të çaktivizuar tingujt e panelit të kontrollit. Drita e ikonës së kafesë
fiket.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të konfirmuar zgjedhjen e tyre.
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë. Tingujt e panelit të kontrollit tani janë
çaktivizuar.
Shënim: Nëse drita e ikonës së kafesë nuk ndizet pasi keni prekur dhe mbajtur ikonën, kjo do të thotë se
tingujt e panelit të kontrollit tashmë janë çaktivizuar. Për t'i aktivizuar sërish, prekni sërish ikonën dhe
konfirmoni duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes.
Tingujt e butonave të ndezjes/fikjes nuk mund të çaktivizohen.