User Guide

Table Of Contents
14
Shqip
Pjesë të
çmontueshme
Kur ta pastroni Si ta pastroni
Foleja e kafesë së
bluar paraprakisht
Kontrolloni çdo javë folenë e
kafesë së bluar paraprakisht
për të parë nëse është e
bllokuar.
Hiqni makinën nga priza dhe hiqni grupin e
përgatitjes. Hapni kapakun e enës së kafesë së bluar
paraprakisht dhe futni bishtin e lugës në të. Lëvizni
bishtin lart e poshtë derisa kafeja e bluar që është
bllokuar të bjerë poshtë (Fig. 27). Shkoni te
www.philips.com/coffee-care për udhëzime të
detajuara me video.
Ena e mbetjeve të
kafesë
Boshatisni enën e mbetjeve të
kafesë kur të udhëzoheni nga
makina. Pastrojeni çdo javë.
Hiqeni enën e mbetjeve të kafesë kur makina është
e ndezur. Shpëlajeni atë me ujë rubineti e me pak
detergjent enësh ose lajeni në enëlarëse. Paneli i
përparmë i enës së mbetjeve të kafesë nuk është i
sigurt për t'u larë në enëlarëse.
Vasketa e pikimit Boshatisni çdo ditë vasketën e
pikimit ose sapo treguesi
"Vasketa e pikimit plot" me
ngjyrë të kuqe të shfaqet
përmes vasketës së pikimit
(Fig. 28). Pastroni vasketën e
pikimit çdo javë.
Hiqni vasketën (Fig. 29) e pikimit dhe shpëlajeni atë
me ujë rubineti e me pak detergjent enësh. Ju mund
ta lani në lavastovilje edhe vasketën e pikimit. Paneli
i përparmë i enës së mbetjeve të kafesë (fig.
A15) nuk mund të lahet në lavastovilje.
LatteGo Pas çdo përdorimi Pastroni LatteGo me ujë rubineti ose pastrojeni në
enëlarëse.
Lubrifikimi i grupit
të përgatitjes
Çdo 2 muaj Shikoni tabelën e lubrifikimit dhe lubrifikoni grupin
e përgatitjes me grason e «Philips».
Depozita e ujit Çdo javë Shpëlani depozitën e ujit me ujë rubineti.
Pastrimi i grupit të përgatitjes
Pastrimi i rregullt i grupit të përgatitjes parandalon grumbullimin e mbetjeve të kafesë në qarqet e
brendshme. Vizitoni faqen www.philips.com/coffee-care për video udhëzuese se si të hiqni, vendosni dhe
pastroni grupin e përgatitjes.
Pastrimi i grupit të përgatitjes me ujë rubineti
1 Hiqni grupin e përgatitjes.
2 Shpëlajeni mirë me ujë grupin e përgatitjes. Pastroni me kujdes filtrin (Fig. 30) e sipërm të grupit të
përgatitjes.
3 Lëreni grupin e përgatitjes të thahet përpara se ta vendosni në vend. Mos e thani grupin e përgatitjes me
leckë për të parandaluar grumbullim e fibrave brenda grupit të përgatitjes.
Pastroni grupin e përgatitjes me tableta për heqjen e vajit të kafesë.
Përdorni vetëm tableta «Philips» për heqjen e vajit të kafesë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e kafesë. Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër.
2 Vendosni një tabletë për heqjen e vajit të kafesë në folenë e kafesë së bluar paraprakisht.
3 Prekni ikonën e kafesë dhe më pas shtypni ikonën e fortësisë së aromës për 3 sekonda për të zgjedhur
funksionin e kafesë të bluar paraprakisht (Fig. 2).
4 Mos shtoni kafe të bluar paraprakisht. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur ciklin e përgatitjes.
Kur të jetë përgatitur gjysmë filxhani ujë, hiqeni makinerinë nga priza.
5 Lëreni solucionin e heqjes së vajit të kafes të veprojë për të paktën 15 minuta.