User Guide

Table Of Contents
17
Shqip
Shqip
Ndërrimi i filtrit të ujit «AquaClean» (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Drita e «AquaClean» bëhet
portokall dhe nis të pulsojë për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që pulson, ju mund të ndërroni
filtri pa ju dashur të pastroni makinerinë nga çmërsi fillimisht. Nëse nuk e ndërroni në kohë filtrin e ujit
«AquaClean», drita portokall do të fiket eventualisht. Në këtë rast keni ende mundësi ta ndërroni filtrin, por
fillimisht duhet të pastroni makinën nga çmërsi.
Kur drita portokalli e «AquaClean» pulson:
1 Nxirrni filtrin e vjetër «AquaClean».
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin «Aktivizimi i filtrit të ujit
AquaClean (5 min.)».
Ndërroni filtrin e ujit «AquaClean» të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se duhet
ndërruar.
Çaktivizimi i rikujtesës të filtrit të ujit «AquaClean»
Nëse ju nuk doni të përdorni më filtrat e ujit «AquaClean» të «Philips», ju mund gjithmonë të çaktivizoni
rikujtesat e «AquaClean» (drita portokall pulsuese «AquaClean»):
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.
2 Kur makineria të fiket, shtypni dhe mbani shtypur ikonën e «AquaClean» derisa drita e kësaj ikone të
ndizet. Drita e ndezjes nis të pulsojë.
3 Prekni sërish ikonën «AquaClean» për të çaktivizuar rikujtesat. Drita e ikonës së «AquaClean» fiket.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të konfirmuar zgjedhjen e tyre.
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë. Rikujtesat e «AquaClean» tani janë të
çaktivizuara.
Shënim: Aktivizimi i një filtri të ri «AquaClean» do të aktivizojë sërish automatikisht rikujtesat «AquaClean».
Caktimi i fortësisë së ujit
Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të gjatë të makinerisë, ju këshillojmë të
rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për fortësinë e
ujit është 4: ujë i fortë.
Përdorni shiritin për testimin e fortësisë së ujit, i cili gjendet në kuti, për të përcaktuar
fortësinë e ujit në rajonin tuaj:
1 Zhytni shiritin e testimit të fortësisë së ujit brenda në ujin e rubinetit ose mbajeni nën ujin e rubinetit për
1 sekondë (Fig. 45).
2 Prisni 1 minutë. Numri i katrorëve në shiritin e testimit që marrin ngjyrë të kuqe tregojnë fortësinë e ujit
(Fig. 46).
Vendosni makinën në fortësinë e duhur të ujit:
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.
2 Kur makineria të fiket, prekni dhe mbani shtypur ikonën e fortësisë të aromës derisa të gjitha dritat e
kësaj ikone të ndizet (Fig. 2).
3 Prekni ikonën e fortësisë së aromës 1, 2, 3, ose 4 herë. Numri i dritave të ndezura duhet të jetë i njëjtë me
numrin e katrorëve të kuq në shiritin e testimit (Fig. 47). Kur nuk ka asnjë katror të kuq në shiritin e
testimit (pra të gjithë katrorët janë të blertë) zgjidhni 1 dritë.