User Guide

Table Of Contents
18
Shqip
4 Kur të keni zgjedhur fortësinë e duhur të ujit, shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Duke qenë se fortësia e ujit zgjidhet vetëm njëherë, funksioni i fortësisë së aromës përdoret për të
zgjedhur fortësinë e ujit. Kjo nuk ndikon në fortësinë e aromës të pijeve që do të bëni më pas.
Procedura e pastrimit të çmërsit (30 min.)
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë acidi
sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të aparatit tuaj
dhe nuk do ta tresin siç duhet çmërsin. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk përdorni pastruesin e
çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni pajisjen nga çmërsi. Mund të
blini nga interneti solucionin për pastrimin e çmërsit Philips në faqen www.philips.com/coffee-care.
Kur drita «Calc / Clean» nis të pulsojë avash, ju duhet të pastroni makinerinë nga çmërsi.
1 Sigurohuni që makineria të jetë ndezur.
2 Nëse është i montuar, hiqni LatteGo ose shkumëzuesin e qumështit.
3 Hiqni vasketën e pikimit dhe enën e mbetjeve të kafesë, boshatisini ato dhe vendosni sërish në vend.
4 Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin e ujit «AquaClean».
5 Zbrazni të gjithë shishen «Philips» për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni me ujë
deri te treguesi «Calc Clean (Pastrimi i Çmërsit)» (Fig. 48). Pastaj vendoseni sërish në makinë.
6 Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë dhe nën grykën e ujit.
7 Prekni ikonën «Calc / Clean» për 3 sek. dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
8 Faza e parë e procedurës së pastrimit të çmërsit fillon. Procedura e pastrimit të çmërsit zgjat përafërsisht
30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje. Gjatë ciklit të
pastrimit të çmërsit, drita «Calc / Clean» pulson për të treguar se faza e pastrimit të çmërsit është në
proces.
9 Lëreni makinerinë të nxjerrë solucionin e pastrimit të çmërsit derisa ekrani t'ju kujtojë se depozita e ujit
është bosh.
10 Zbrazeni depozitën e ujit, shpëlajeni dhe pastaj mbusheni sërish me ujë të pastër deri në treguesin «Calc
/ Clean».
11 Zbrazni depozitën dhe rivendoseni poshtë grykës së nxjerrjes së kafes dhe grykës së ujit. Shtypni butonin
e ndezjes/fikjes sërish.
12 Faza e dytë e ciklit të pastrimit të çmërsit, faza e shpëlarjes, nis dhe zgjat 3 minuta. Gjatë kësaj faze, dritat
në panelin e kontrollit ndizen dhe fiken për të treguar se faza e shpëlarjes është në proces.
13 Prisni derisa makineria të ndalojë së nxjerri ujin. Procesi i pastrimit të çmërsit përfundon kur makineria
ndalon së nxjerri ujë.
14 Makineria tani do të nxehet sërish. Kur të gjitha dritat e ikonave të pijeve ndizen vazhdimisht, makineria
është sërish gati për përdorim.
15 Instaloni dhe aktivizoni një filtër të ri uji «AquaClean» në depozitën e ujit.
-
Kur të përfundojë procesi i pastrimit të çmërsit, drita e «AquaClean» pulson për pak kohë për t'ju
kujtuar të instaloni një filtër të ri uji «AquaClean».
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes në panelin e
kontrollit. Nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit përpara se të përfundojë plotësisht, veproni si
më poshtë: