User Guide

Table Of Contents
20
Shqip
Ikona
paralajmër
uese
Zgjidhja
Drita e alarmit është e ndezur
- Ena e mbetjeve të kafesë dhe/ose vasketa e pikimit nuk është e vendosur ose nuk
është e vendosur siç duhet. Vendosni sërish enën e mbetjeve të kafesë dhe/ose
vasketën e pikimit dhe sigurohuni që të jenë në pozicionin e duhur.
- Dera e servisit është e hapur. Hiqni depozitën e ujit dhe sigurohuni që dera e servisit
të jetë e mbyllur.
Drita e alarmit po pulson
- Grupi i përgatitjes nuk është në vend ose nuk është pozicionuar siç duhet. Hiqni
grupin e përgatitjes dhe sigurohuni që është bllokuar në vend. Për udhëzime hap pas
hapi, shikoni kapitullin «Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes».
- Grupi i përgatitjes është i bllokuar. Hiqni grupin e përgatitjes dhe shpëlajeni me ujë
rubineti. Më pas, lubrifikoni grupin e përgatitjes dhe futeni sërish në makineri. Për
udhëzime hap pas hapi, shikoni kapitullin «Pastrimi dhe mirëmbajtja».
Drita e alarmit është e ndezur dhe drita e ndezjes po pulson.
Ka pak ajër të mbetur brenda makinerisë. Për të çliruar ajrin nga makineria, mbushni
depozitën e ujit me ujë, vendosni një filxhan poshtë shkumëzuesit klasik të qumështit dhe
shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Kujdes: në mënyrë që të nxirret ajri, nga shkumëzuesi klasik i qumështit mund të
nxirren spërka të vogla uji të nxehtë.
Drita e «AquaClean» po pulson: vendosi ose zëvendësoni me një filtër të ri «AquaClean»
dhe aktivizojeni atë. Për udhëzime hap pas hapi, shikoni kapitullin «Filtri i ujit AquaClean».
Drita e pastrimit të çmërsit pulson avash: Pastroni çmërsin e makinerisë.
Dritat në ikonat e pijeve ndizen dhe fiken një nga një.
Makineria është duke u nxehur dhe/ose duke u munduar të nxjerrë ajrin që kishte mbetur
në makineri. Prisni derisa të gjitha dritat e pijeve të ndizen vazhdimisht.