User Guide

Table Of Contents
22
Shqip
Problemi Shkaku Zgjidhja
Zbrazni gjithmonë enën e mbetjeve të
kafesë kur aparati është i ndezur. Nëse e
zbrazni enën e mbetjeve të kafesë kur
aparati është i fikur, numëruesi i mbetjeve
të kafesë nuk do të rivendoset.
Ena e mbetjeve të kafesë
është e tejmbushur dhe
drita e "Empty coffee
grounds container
(Boshatis enën e mbetjeve
të kafesë)" nuk u ndez.
E hoqët vasketën e pikimit pa
boshatisur enën e mbetjeve.
Kur hiqni vasketën e pikimit, boshatisni
edhe enën e mbetjeve të kafesë edhe nëse
ka pak mbetje kafeje. Në këtë mënyrë,
numëruesi i mbetjeve së kafesë do të
zerohet, duke rinisur numërimin e duhur
të mbetjeve të kafesë.
Nuk heq dot grupin e
përgatitjes.
Grupi i përgatitjes nuk është në
pozicionin e duhur.
Rivendoseni makinën në mënyrën e
mëposhtme: mbyllni derën e servisit dhe
vendosni sërish depozitën e ujit. Fikeni
dhe ndizeni sërish aparatin. Provoni sërish
të hiqni grupin e përgatitjes. Për udhëzime
hap pas hapi, shikoni kapitullin "Heqja dhe
vendosja e grupit të përgatitjes".
Nuk e vendos dot grupin
e përgatitjes.
Grupi i përgatitjes nuk është në
pozicionin e duhur.
Rivendoseni makinën në mënyrën e
mëposhtme: mbyllni derën e servisit dhe
vendosni sërish depozitën e ujit. Lëreni pa
vendosur grupin e përgatitjes. Fikeni
aparatin dhe hiqeni nga priza. Prisni 30
sekonda dhe pastaj vendoseni sërish
aparatin në prizë dhe ndizeni. Më pas,
vendosni grupin e përgatitjes në
pozicionin e duhur dhe futeni sërish në
aparat. Për udhëzime hap pas hapi,
shikoni kapitullin "Heqja dhe vendosja e
grupit të përgatitjes".
Kafeja është e ujshme. Grupi i përgatitjes është i
papastër ose duhet të
lubrifikohet.
Hiqni grupin e përgatitjes, shpëlajeni me
ujë rubineti dhe lëreni të thahet. Pastaj
lubrifikoni pjesët lëvizëse.
Makina po kryen procedurën e
vetëpërshtatjes. Kjo procedurë nis
automatikisht kur e përdorni
makinën për herë të parë, kur
ndryshoni llojin e kokrrave të
kafesë ose pas një periudhe të
gjatë mospërdorimi.
Përgatisni fillimisht 5 filxhanë kafeje për të
lejuar makinën të përfundojë procedurën
e vetëpërshtatjes.
Bluesi është vendosur në një
cilësim bluarje shumë të trashë.
Vendosni bluesin në një cilësim bluarje më
të imët (të ulët). Përgatisni 2 deri në 3 pije
që të mund ta ndjeni plotësisht
diferencën.
Kafeja nuk është
mjaftueshëm e nxehtë.
Temperatura e caktuar është
shumë e ulët.
Vendoseni temperaturën në maksimum.