User Guide

Table Of Contents
19
Shqip
Shqip
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit «Calc / Clean (Pastrimi i Çmërsit)»
dhe ndizeni sërish makinerinë. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer një cikël manual
shpëlarjeje, në fillim zbrazni gjysmën e depozitës të ujit të ngrohtë duke prekur vazhdimisht ikonën e ujit
të ngrohtë (Fig. 14) dhe pastaj përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makineria do të kërkojë sa më parë një tjetër
procedurë pastrimi të çmërsit.
Porositja e aksesorëve
Për ta pastruar makinën nga çmërsi dhe papastërtitë, përdorni vetëm produktet «Philips» për mirëmbajtjen.
Këto produkte mund t'i blini nga shitësi juaj lokal, në qendrat e autorizuara të shërbimit ose në internet në
faqen www.philips.com/parts-and-accessories. Për të gjetur në internet një listë të plotë të pjesëve të
këmbimit, vendosni numrin e modelit të makinës suaj. Numrin e modelit mund ta gjeni në pjesën e
brendshme të derës së servisit.
Produktet e mirëmbajtjes dhe numrat e llojit:
-
Solucion për pastrimin e çmërsit CA6700
-
Filtri i ujit «AquaClean» CA6903
-
Graso për grupin e përgatitjes HD5061
-
Tableta për heqjen e vajit të kafesë CA6704
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Videot udhëzuese dhe
një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.philips.com/coffee-care. Nëse nuk mund
ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e
kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Ikonat paralajmëruese
Ikona
paralajmër
uese
Zgjidhja
Drita «water tank empty (depozita e ujit është bosh)» është e ndezur
- Depozita e ujit është pothuajse bosh. Mbushni depozitën me ujë të pastër deri në
treguesin e nivelit maksimal.
- Depozita e ujit nuk është në vend. Vendoseni sërish depozitën e ujit.
Drita e «Empty coffee grounds container (Boshatis enën e mbetjeve të kafesë)» është e
ndezur
- Ena e mbetjeve të kafesë është plot. Hiqeni dhe zbrazni enën e mbetjeve të kafesë kur
makineria është e ndezur. Prisni të paktën 5 sekonda para se të vendosni sërish
depozitën.