User Guide

Table Of Contents
21
Shqip
Shqip
Ikona
paralajmër
uese
Zgjidhja
Dritat e të gjitha ikonave paralajmëruese po pulsojnë.
Rivendosni makinerinë duke e hequr nga priza dhe duke e vendosur sërish në prizë.
Përpara se të ndizni sërish makinerinë, ndiqni këto hapa:
- Hiqni filtrin e ujit «AquaClean» nga depozita e ujit.
- Vendoseni sërish depozitën e ujit. Shtyjeni sa më shumë të mundeni në makineri për
tu siguruar që ndodhet në pozicionin e duhur.
- Hapni kapakun e enës së kafesë së bluar paraprakisht dhe kontrolloni nëse është e
bllokuar me pluhur kafeje. Për ta pastruar, fusni një bisht luge në folenë e kafesë të
bluar paraprakisht dhe lëvizeni bishtin lartë dhe poshtë derisa kafeja e bluar
paraprakisht që ka ngecur të bjerë poshtë (Fig. 27). Hiqni grupin e përgatitjes dhe
hiqni të gjithë kafenë e bluar paraprakisht që ka rënë poshtë. Vendosni sërish grupin e
pastër të përgatitjes.
- Ndizeni sërish makinerinë.
Nëse problemi është zgjidhur, filtri i ujit «AquaClean» nuk ishte përgatitur siç duhej.
Përgatisni filtrin «AquaClean» para se ta vendosni sërish në vend duke ndjekur hapat 1
dhe 2 në kapitullin Aktivizimi i filtrit të ujit «AquaClean» (5 min).
Nëse dritat vazhdojnë të pulsojnë, makineria mund të jetë mbinxehur. Fikeni makinerinë,
prisni 30 minuta dhe më pas ndizeni sërish. Nëse dritat janë ende duke pulsuar,
kontaktoni Qendrën e Kujdesit ndaj Klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e kontaktit,
shikoni fletëpalosjen ndërkombëtare të garancisë.
Tabela e zgjidhjes së problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Videot udhëzuese dhe
një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.philips.com/coffee-care. Nëse nuk mund
ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e
kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Problemi Shkaku Zgjidhja
Vasketa e pikimit
mbushet shpejt.
Kjo është normale. Makina përdor
ujë për të shpëlarë qarkun e
brendshëm dhe grupin e
përgatitjes. Uji rrjedh përmes
sistemit të brendshëm drejt e te
vasketa e pikimit.
Boshatisni çdo ditë vasketën e pikimit ose
sapo treguesi "Vasketa e pikimit plot" me
ngjyrë të kuqe të shfaqet përmes kapakut
të vasketës së pikimit. Këshillë: vendosni
një filxhan nën grykën për të mbledhur
ujin e shpëlarjes që del prej saj.
Drita e "Empty coffee
grounds container
(Boshatis enën e mbetjeve
të kafesë)" mbetet e
ndezur.
Ju keni zbrazur enën e mbetjeve
të kafesë kur aparati ka qenë i
fikur.
Zbrazni gjithmonë enën e mbetjeve të
kafesë kur aparati është i ndezur. Hiqni
enën e mbetjeve të kafesë, prisni të
paktën 5 sekonda dhe pastaj vendoseni
sërish.
Makina ju kërkon të
boshatisni enën e
mbetjeve të kafesë edhe
pse ena nuk është e
mbushur plot.
Makina nuk e rivendosi matësin
herën e fundit që boshatisët enën
e mbetjeve të kafesë.
Prisni gjithmonë rreth 5 sekonda kur të
vendosni sërish enën e mbetjeve të kafesë.
Në këtë mënyrë matësi i mbetjeve të
kafesë do të rikthehet në zero.