User Guide

Table Of Contents
22
Shqip
Kodi i
gabimit
Problemi Zgjidhja e mundshme
04 Grupi i përgatitjes nuk
është në pozicionin e
duhur.
Fikni makinën. Hiqni grupin e përgatitjes dhe rivendoseni atë.
Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur
përpara se ta vendosni. Shikoni kapitullin "Përdorimi i grupit të
përgatitjes" ose vizitoni www.philips.com/coffee-care për
udhëzime të detajuara me video. Më pas, ndizeni sërish makinën.
05 Në qarkun e ujit ka hyrë
ajër.
Rinisni makinën duke e fikur dhe e ndezur sërish atë. Nëse kjo
funksionon, përgatisni 2-3 filxhanë me ujë të nxehtë. Pastroni
makinën nga çmërsi nëse nuk e keni pastruar për një kohë të
gjatë.
Filtri "AquaClean" nuk
ishte përgatitur siç duhet
përpara instalimit ose
është i bllokuar.
Hiqni filtrin AquaClean dhe përpiquni të përgatisni një kafe sërish.
Nëse kjo funksionon, sigurohuni që filtri "AquaClean" të jetë
përgatitur siç duhet përpara se ta vendosni sërish. Vendosni sërish
filtrin "AquaClean" në depozitën e ujit. Nëse as kjo nuk
funksionon, filtri mund të jetë i bllokuar dhe ka nevojë të
ndërrohet.
11 Aparati duhet të
përshtatet me
temperaturën e
ambientit
Jepini pak kohë makinës të përshtatet nga temperatura gjatë
transportit/e jashtme me temperaturën e ambientit. Fikeni
makinën për 30 minuta dhe më pas ndizeni sërish. Nëse kjo nuk
funksionon, kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin
tuaj. Për të dhënat e kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
14 Makina është
mbinxehur.
Fikeni aparatin dhe më pas ndizeni sërish pas 30 minutash.
19 Makina nuk është futur
siç duhet në prizë.
Sigurohuni që spina e vogël e kordonit elektrik të jetë lidhur siç
duhet me prizën në pjesën e pasme të makinës.
Tabela e zgjidhjes së problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Videot udhëzuese dhe
një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.philips.com/coffee-care. Nëse nuk mund
ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Për të dhënat e
kontaktit, shikoni fletëpalosjen e garancisë.
Problemi Shkaku Zgjidhja
Brenda makinës sime të re
të kafes ka mbetje kafeje.
Kjo makineri është testuar me
kafe.
Ndonëse është pastruar me kujdes, mund
të ketë mbetje kafeje. Megjithatë, ju
garantojmë se makina është absolutisht e
re.
Vasketa e pikimit
mbushet shpejt/mbetet
gjithmonë pak ujë në
vasketën e pikimit.
Kjo është normale. Makina përdor
ujë për të shpëlarë qarkun e
brendshëm dhe grupin e
përgatitjes. Uji rrjedh përmes
sistemit të brendshëm drejt e te
vasketa e pikimit.
Boshatisni çdo ditë vasketën e pikimit ose
sapo treguesi "Vasketa e pikimit plot" me
ngjyrë të kuqe të shfaqet përmes kapakut
të vasketës së pikimit. Këshillë: vendosni
një filxhan nën grykën për të mbledhur
ujin e shpëlarjes që del prej saj.