User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- Përmbledhje e makinës (fig. A)
- Paneli i kontrollit
- Hyrje
- Përpara përdorimit të parë
- Përgatitja e pijeve
- Hapa të përgjithshëm
- Përgatitja e kafesë me kokrra kafeje
- Përgatitja e pijeve me bazë qumështi me LatteGo (ena e qumështit)
- Shkumëzimi ose ngrohja e qumështit me shkumëzuesin klasik të qumështit
- Dozë shtesë (ExtraShot) (vetëm modele të caktuara)
- Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht
- Nxjerrja e ujit të nxehtë
- Personalizimi i pijeve
- Rregullimi i cilësimeve të makinës
- Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
- Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Filtri i ujit "AquaClean"
- Procedura e pastrimit të çmërsit (30 min.)
- Porositja e aksesorëve
- Diagnostikimi
- Specifikimet teknike
- Содржина
- Преглед на машината (Сл. А)
- Контролна табла
- Вовед
- Пред првата употреба
- Варење пијалаци
- Персонализирање пијалаци
- Приспособување на поставките за машината
- Отстранување и вметнување на групата за варење
- Чистење и одржување
- Филтер за вода AquaClean
- Постапка на отстранување бигор (30 мин.)
- Нарачување додатоци
- Решавање проблеми
- Технички спецификации
13
Shqip
Shqip
2 Prekni një prej ikonave të pijeve me një prekje ose prekni ikonën "Më shumë pije" (vetëm modele të
caktuara) për të zgjedhur një pije tjetër.
3 Zgjidhni funksionin e kafesë së bluar paraprakisht. Mund ta bëni këtë gjë në 2 mënyra të ndryshme:
-
përdorni shigjetën poshtë për të caktuar fuqinë në nivelin më të ulët dhe më pas zgjidhni funksionin e
bluarjes paraprake.
-
shtypni ikonën Cilësimet dhe përdorni shigjetën poshtë për të zgjedhur funksionin e bluarjes
paraprake.
4 Për të ndaluar nxjerrjen e kafesë para se aparati të ketë përfunduar, shtypni sërish butonin e ndezjes
fikjes .
Kur zgjidhni funksionin e kafesë së bluar paraprakisht:
- ruhet automatikisht.
- ju mund të përgatisni vetëm një kafe në çdo përdorim.
- ju nuk mund të zgjidhni një fortësi arome të ndryshme.
Nxjerrja e ujit të nxehtë
1 Nëse janë të montuara, hiqni LatteGo ose shkumëzuesin e qumështit.
2 Vendosni një filxhan nën grykën e ujit të nxehtë.
3 Prekni ikonën "Ujë i nxehtë" (vetëm modele të caktuara) ose prekni ikonën "Më shumë pije" (vetëm
modele të caktuara) (Fig. 4) për të zgjedhur ujin e nxehtë.
4 Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për ta rregulluar sasinë dhe/ose temperaturën e ujit të nxehtë sipas
preferencës suaj.
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes .
-
Uji i nxehtë nxirret nga gryka e ujit të nxehtë (Fig. 20).
6 Për të ndaluar nxjerrjen e ujit të nxehtë para se aparati të përfundojë, shtypni sërish butonin e
ndezjes/fikjes.
Personalizimi i pijeve
Makina ju lejon të rregulloni cilësimet e një pijeje sipas preferencës suaj dhe ta ruani pijen e rregulluar në një
profil personal. Profilet e ndryshme kanë ngjyra të ndryshme.
Pasi të keni zgjedhur një pije duke prekur një prej ikonave të pijeve me një prekje ose duke prekur ikonën
"Më shumë pije" (vetëm modele të caktuara), ju mund të bëni sa më poshtë:
1 rregulloni fortësinë e aromës përmes ikonave lart dhe poshtë (Fig. 21). Ekzistojnë 5 nivele fortësie, më i
ulëti është më i lehti dhe më i larti është më i forti.
2 rregulloni sasinë (Fig. 22) e kafesë dhe/ose të qumështit (vetëm modele të caktuara) përmes ikonave lart
dhe poshtë. Ekzistojnë 5 nivele sasish për secilin nga cilësimet.
Sapo aparati të ketë përfunduar së përgatituri pijen, cilësimet që keni zgjedhur do të ruhen automatikisht
në profilin që zgjidhni.
Zgjidhni një profil
Mund të zgjidhni një profil dhe të ruani një recetë duke përdorur Profilet e mia të zgjedhjes së kafesë (My
Coffee Choice Profiles).
1 Prekni vazhdimisht ikonën e profileve për të zgjedhur një nga profilet me ngjyra. Të gjitha profilet
kanë ngjyra të ndryshme.
2 Zgjidhni një pije duke prekur një prej ikonave të pijeve me një prekje ose duke prekur ikonën "Më shumë
pije" (vetëm modele të caktuara).