HD920X Manuali i përdorimit
SHQIP TABELA E PËRMBAJTJES E rëndësishme 3 Përshkrim i përgjithshëm 7 Hyrje Përpara përdorimit të parë Përgatitja për përdorim Përdorimi i pajisjes Tryeza e ushqimit Skuqja me ajër Skuqja e patateve të shtëpisë 7 7 8 8 8 10 13 Pastrimi 13 Vendruajtja 15 Garancia dhe mbështetja 15 Tryeza e pastrimit Riciklimi Zgjidhja e problemeve 15 15 16
SHQIP 3 E rëndësishme Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik - Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes. Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar. Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë rrezik për zjarr.
SHQIP - - - dhe 10 cm hapësirë të lirë mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje. Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër që nuk përshkruhet në manualin e përdoruesit. Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu, bëni kujdes nga avulli dhe ajri i nxehtë kur hiqni tiganin nga pajisja. Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
SHQIP - - 5 Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë. Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar krijimin e akrilamidit). Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme të dhomës së gatimit: rezistenca e nxehtë, skajet e pjesëve metalike.
SHQIP 6 11 10 1 9 2 3 4 5 8 6 7
SHQIP 7 Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome. Philips Airfryer është friteza e vetme me ajër me teknologjinë unike Rapid Air për skuqjen e ushqimeve tuaja të preferuara me pak apo aspak vaj dhe me deri në 90% më pak yndyrë.
SHQIP Përgatitja për përdorim 1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë. Shënim • Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes. • Mos e vendosni pajisjen e ndezur pranë apo poshtë objekteve që mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët. • Lëreni tapën e gomës në tigan. Mos e hiqni përpara gatimit.
SHQIP 9 Sasia min.– maks. Ora (min) Temperatura Shënim Salsiçe të holla (rreth 50 g/1.8 oz) 1-6 copë 9-13 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë Kofshë pule (rreth 125 g/4.
SHQIP Skuqja me ajër Kujdes • Kjo është një fritezë që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër. • Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë. • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. • Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale. • Nuk është e nevojshme që pajisja të ngrohet paraprakisht.
SHQIP 11 4 Vendoseni tiganin me koshin sërish në fritezë. Kujdes • Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda. • Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë. 5 Ktheni çelësin e temperaturës në temperaturën e kërkuar. 6 Ktheni çelësin e kohëmatësit në kohën e kërkuar të gatimit, për të ndezur pajisjen. Shënim • Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të ndryshme ushqimi.
SHQIP 8 Nxirreni tiganin dhe kontrolloni nëse janë gati përbërësit. Kujdes • Tigani i fritezës është i nxehtë pas procesit të gatimit. Vendoseni gjithnjë në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. këmbje etj.) kur e hiqni tiganin nga pajisja. Shënim • Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht futeni tiganin sërish në fritezë nga doreza dhe shtoni disa minuta të tjera. 9 Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh.
SHQIP 13 Skuqja e patateve të shtëpisë Për patate fantastike shtëpie në fritezë: - Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse. - Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri 500 g/18 oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha priren të jenë më pak krokante se të voglat. 1 Qërojini patatet dhe pritini të holla (1 x 1 cm/0.4 x 0.4 trashësi). 2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30 minuta.
SHQIP 3 Pastrojeni tiganin dhe koshin në enëlarëse. Gjithashtu mund t'i pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit"). Shënim • Vëreni tiganin me tapën e gomës në enëlarëse. Mos e hiqni tapën e gomës përpara pastrimit. Këshillë • Nëse mbetjet e ushqimit ngjisin në tigan apo kosh, mund t'i njomni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre.
SHQIP 15 Tryeza e pastrimit Vendruajtja 1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet. 2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani. Shënim • Mbajeni gjithmonë fritezën horizontalisht kur e transportoni. Sigurohuni gjithashtu që ta mbani tiganin në pjesën e parme të pajisjes pasi tigani me koshin mund të rrëshqasë jashtë pajisjes nëse anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë dëmtimin e këtyre pjesëve.
SHQIP Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj. Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Pjesa e jashtme e pajisjes nxehet gjatë përdorimit. Nxehtësia brenda rrezaton në muret e jashtme. Kjo është normale.
SHQIP 17 Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Dalloj disa zona të rrjepura brenda fritezës sime. Disa njolla të vogla mund të shfaqen brenda tiganit të fritezës për shkak të prekjes ose gërvishtjes së rastësishme të veshjes (p.sh. gjatë pastrimit me mjete të forta pastrimi dhe/ose gjatë futjes së koshit). Mund ta parandaloni dëmtimin duke e ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e futni koshin me kënd, ana e tij mund të përpiqet kundër mureve të tiganit duke shkaktuar ciflosjen e veshjes.
© 2022 Philips Domestic Appliances Holding B.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.