User Guide

11SHQIP
4 Vendoseni tiganin me koshin sërish në fritezë.
Kujdes
Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda.
Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas
përdorimit, pasi nxehen shumë.
5 Ktheni çelësin e temperaturës në temperaturën e kërkuar.
6 Ktheni çelësin e kohëmatësit në kohën e kërkuar të gatimit,
për të ndezur pajisjen.
Shënim
Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të
ndryshme ushqimi.
Këshillë
Gjatë gatimit, nëse ju duhet të ndryshoni temperaturën ose kohën e
gatimit, kthejini çelësat në cilësimin e kërkuar.
Shënim
Disa përbërë kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së
gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për të tundur përbërësit,
nxirrni tiganin me koshin, vendosini në një sipërfaqe rezistente ndaj
nxehtësisë, vendosni kapakun dhe shtypni butonin e lirimit të koshit
për ta hequr koshin dhe për ta tundur mbi lavaman. Pastaj rifuteni
koshin në tigan dhe vendosini sërish në pajisje.
Nëse e caktoni kronometrin në gjysmën e kohës së gatimit dhe
dëgjoni zilen e kronometrit është koha për të tundur ose kthyer
përbërësit. Sigurohuni ta ricaktoni kronometrin për kohën e mbetur
të gatimit.
7 Kur dëgjoni zilen e kronometrit, koha e gatimit ka
përfunduar.
Shënim
Mund dhe ta kni manualisht pajisjen. Për ta bërë këtë, kthejeni
çelësin e kohëmatësit në 0 (në drejtim kundërorar); kjo kërkon ca më
shumë forcë se kthimi në drejtim orar.