User Guide

13SHQIP
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në fritezë:
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh.
patate të freskëta, (pak) miellëse.
- Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri
500g/18oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha
priren të jenë më pak krokante se të voglat.
1 Qërojini patatet dhe pritini të holla
(1 x 1 cm/0.4 x 0.4 trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30
minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë
enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet
në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që
vaji të mbetet në tas.
Shënim
Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në
kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Hidhini patatet e prera në kosh.
7 Skuqini patatet e prera dhe tundeni koshin 2-3 herë gjatë
gatimit.
Pastrimi
Paralajmërim
Lëreni koshin, tiganin dhe brendësinë e pajisjes që të ftohet
plotësisht përpara se të lloni pastrimin.
Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes kanë një veshje jongjitëse.
Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese
pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse.
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga
fundi i tiganit pas çdo përdorimi.
1 Kthejni çelësin e kohëmatësit në 0, hiqni spinën nga priza
dhe lëreni pajisjen të ftohet.
Këshillë
Hiqni tiganin dhe koshin për ta lënë fritezën të ftohet më shpejt.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.