User Guide

3SHQIP
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të
parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që
pajisja është duke punuar.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë
rrezik për zjarr.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër, as
mos e shpëlani në rubinet.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në
pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
- Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal
që tregohet te koshi.
- Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që
është duke punuar.
- Gjithmonë sigurohuni që rezistenca të jetë e lirë dhe brenda
saj nuk ka ngecur asnjë ushqim.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë
pajisja është e dëmtuar.
Paralajmërim
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i
treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga
"Philips", nga një pikë servisi e autorizuar nga "Philips" ose nga
persona me kualikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi të kuzuara zike, ndijuese ose
mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveçse kur janë mbi
8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët më të vegjël se 8 vjeç.
- Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
- Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni
gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë
të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për
komandimin nga distanca.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të
paktën 10cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme dhe anësore