User Guide

4 SHQIP
dhe 10cm hapësirë të lirë mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër që nuk
përshkruhet në manualin e përdoruesit.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat
e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt
larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu, bëni
kujdes nga avulli dhe ajri i nxehtë kur hiqni tiganin nga pajisja.
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Tigani, koshi dhe aksesorët brenda fritezës me ajër nxehen
gjatë përdorimit. Bëni kujdes kur t'i prekni.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me
gaz apo mbi të të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave
elektrike ose në një furrë të nxehtë.
- Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër
pjekjeje në pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin
akë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde.
- Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
- Hiqni menjëherë pajisjen nga priza nëse shihni të dalë prej saj
tym i zi. Prisni që të ketë mbaruar lëshimi i tymit përpara se të
hiqni tiganin nga pajisja.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme
për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi
6°C për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të akrilamidit në
ushqimet e përgatitura.
- Mos e vendosni spinën e pajisjes në prizë dhe mos e prekni
panelin e kontrollit me duar të lagura.
- Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë
ambienti midis 5°C dhe 40°C.
Kujdes
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të
zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim
në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma
ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për
përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje
dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen te qendër shërbimi e autorizuar
nga "Philips" për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni
vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo
për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk
përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi,
garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj
përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe
të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.