User Guide

24 SHQIP
Shënim
Mbajeni gjithmonë fritezën horizontalisht kur e transportoni.
Sigurohuni gjithashtu që ta mbani tiganin në pjesën e parme të
pajisjes pasi tigani me koshin mund të rrëshqasë jashtë pajisjes nëse
anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë dëmtimin e këtyre
pjesëve.
Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të fritezës të ksohen
përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve
elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit
të njeriut.
Deklarata e konformitetit
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se friteza me ajër
"HD928x" është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në
adresën e mëposhtme të internetit: https://www.philips.com.
Friteza me ajër HD928x është e pajisur me një modul Wi-Fi, 2,4
GHz 802.11 b/g/n me një fuqi maksimale dalëse prej 92,9 mW
EIRP.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni etëpalosjen e posaçme të
garancisë botërore.
Përditësimet e softuerit
Përditësimi është thelbësor për të garantuar privatësinë tuaj dhe
funksionimin e duhur të fritezës me ajër dhe të aplikacionit.
Hera-herës, aplikacioni përditësohet automatikisht me softuerin
më të fundit. Gjithashtu, friteza me ajër përditëson rmuerin në
mënyrë automatike.