User Guide

11SHQIP
Shënim
Sigurohuni që ta lidhni fritezën me një rrjet Wi-Fi shtëpie 2,4 GHz
802.11 b/g/n.
Kongurimi i lehtë i Wi-Fi nevojitet për ta lidhur fritezën me Wi-Fi e
shtëpisë.
Procesi i çiftimit është për të lidhur programin NutriU me fritezën tuaj
inteligjente.
Procesi i kongurimit të Wi-Fi mund të anulohet nëpërmjet programit
ose duke e hequr fritezën nga priza.
Mund të çiftoni vetëm një pajisje inteligjente për rast me fritezën.
Nëse një përdorues i dytë llon procesin e çiftimit, përdoruesi i parë
nxirret jashtë dhe duhet ta çiftojë sërish herën tjetër kur të gatuajë me
fritezën.
Për të nisur procesin e çiftimit, shtypni gjatë butonin e uljes së
temperaturës dhe ndiqni udhëzimet në program ose niseni nga
cilësimet në programin NutriU.
Kontrolli me zë
1 Shkarkoni programin NutriU.
2 Lidheni programin NutriU me fritezën.
3 Jepni pëlqimin për "remote cooking".
4 Lidhni programin NutriU me programin tuaj të asistentit
zanor. Kjo lidhje mund të kryhet drejtpërdrejt gjatë hapave
të parë ose më vonë te cilësimet e programit NutriU. Në
rast se nuk e shihni opsionin për të aktivizuar kontrollin
zanor në vetë NutriU, aktivizoni aftësinë Kitchen+ përmes
programit tuaj të asistentit zanor.
Shënim
Nëse nuk keni program kontrolli zanor, shkarkojeni përpara për të
dërguar komanda drejt fritezës.
Komandat e detajuara zanore ofrohen në program për kontroll zanor.
Përgatitja për përdorim
1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme,
horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Shënim
Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të
ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
Mos e vendosni pajisjen e ndezur pranë apo poshtë objekteve që
mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët.
Lëreni tapën e gomës në tigan. Mos e hiqni përpara gatimit.