User Guide

3SHQIP
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos
e shpëlani në çezmë.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu
tjetër brenda në pajisje, për të shmangur
goditjen elektrike.
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje
brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e
tyre me rezistencat e nxehjes.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së
ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim
mund të përbëjë rrezik për zjarr.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni
elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të
pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
- Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi
sesa niveli maksimal që tregohet te koshi.
- Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë
dhe brenda tij nuk ka ngecur asnjë ushqim.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ai duhet ndërruar nga “Philips”, agjenti i
tij i servisit apo persona me kualikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangen
rreziqet.
- Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.
Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç
duhet në prizë.
- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet
në përdorim me anë të një kohëmatësi
të jashtëm apo një sistemi të veçantë për
komandimin nga distanca.