User Manual

17SHQIP
12 Zbrazeni përmbajtjen e koshit në tas ose në një pjatë.
Hiqeni gjithnjë koshin nga tigani për të zbrazur
përmbajtjen, pasi mund të ketë vaj të nxehtë në fund të
tiganit.
Shënim
Për të hequr përbërës të mëdhenj ose të brishtë, përdorni një palë
kapëse për ngritjen e përbërësve.
Vaji i tepërt ose yndyra e përdorur nga përbërësit mblidhen në fund
të tiganit.
Në varësi të llojit të përbërësve në gatim, mund të dëshironi ta
derdhni me kujdes vajin ose yndyrën e përdorur jashtë tiganit pas çdo
grupi ose përpara tundjes a rifutjes së koshit në tigan. Vendoseni
koshin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë. Mbani doreza të
sigurta për furrë për derdhjen e tepricës së vajit apo yndyrës së
përdorur. Kthejeni koshin në tigan.
Kur një grup përbërësish janë gati, friteza është në çast gati për të
bërë grupin e radhës.
Shënim
Përsërisni hapat 3 deri 12 nëse dëshironi të përgatisni një grup tjetër.
Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë
1 Shtypni butonin e menysë aq herë sa të pulsojë ikona e
mbajtjes ngrohtë.
2 Shtypni butonin e ndezjes/kjes për të nisur modalitetin e
mbajtjes ngrohtë.