User Manual

21SHQIP
Shënim
Sigurohuni që gjatë gatimit recetat që janë hartuar për fritezën tuaj
të përdorin të njëjtat sasi ushqimi të përmendura në to. Kur përdorni
përbërës të tjerë apo sasi të tjera për ushqimet, rregulloni kohën e
gatimit. Kur gatuani receta që nuk janë hartuar për fritezën tuaj, vini
re se mund të nevojitet rregullimi i kohës dhe i temperaturës.
Këshillë
Përmes ltrit në kërkimit e recetave mund ta ltroni fritezën për të
marrë recetat që janë hartuar për pajisjen tuaj.
Kur procesi i gatimit niset nga programi, mund t'i shikoni cilësimet e
gatimit dhe në ekranin e fritezës.
Mund ta pushoni procesin e gatimit ose të ndryshoni cilësimet në
fritezë ose në program.
Kur të mbarojë procesi i gatimit, mund të nisni modalitetin e mbajtjes
ngrohtë në program ose ta nisni nga preseti "keep warm" në fritezë.
Nëse ushqimi nuk është bërë ende, mund dhe ta zgjasni procesin e
gatimit brenda aplikacionit ose në fritezë.
Për të dalë nga procesi i gatimit përpara se të mbarojë koha e gatimit,
shtypni gjatë butonin e ndezjes/kjes në fritezë ose shtypni ikonën e
pushimit dhe pastaj të ndalimit në program.
Mund dhe të nisni kohën tuaj individuale dhe temperaturën në
programin NutriU.
Në fund të ekranit kryesor ka një buton për të kaluar në ekranin
kryesor, recetat, modalitetin manual, artikujt ose prolin tuaj. Shtypni
butonin e modalitetit manual dhe dërgoni kohën dhe temperaturën
tuaj individuale te friteza.
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në fritezë:
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh.
patate të freskëta, (pak) miellëse.
- Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri
800g/28oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha
priren të jenë më pak krokante se të voglat.
1 Qërojini patatet dhe pritini të holla
(10 x 10 mm/0.4 x 0.4 trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30
minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë
enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet
në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që
vaji të mbetet në tas.