User Manual

4 SHQIP
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë
përdorimit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona
me aftësi të kuzuara zike, ndijuese ose
mendore, apo që kanë mungesë përvoje
dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët,
përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç
dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve
ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën
8 vjeç.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në
pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm hapësirë
të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e
pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i
nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani
duart dhe fytyrën në distancë të sigurt
larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit.
Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për
avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga
pajisja.
- Mos përdorni kurrë përbërës të lehtë ose
letër paketimi në pajisje.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të
jetë e përshtatshme për varietetin e patates
që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C
për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të
akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një
stufe të nxehtë me gaz apo mbi të të gjitha