User Manual

6 SHQIP
ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje
ose përpara se ta pastroni.
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale,
të drejtë dhe të qëndrueshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të
papërshtatshme apo për qëllime
profesionale ose gjysmë-profesionale
apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në
këtë manual përdorimi, garancia bëhet e
pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj
përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi
të autorizuar nga Philips për kontroll ose
riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen,
përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas
përdorimit.
- Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta
përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
- Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë
pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë
në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo
ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos
skuqni patate të freskëta në temperaturë
mbi 180°C (për të minimizuar krijimin e
akrilamidit).
- Mos shtypni butonin e lëshimit të shportës
gjatë lëkundjes.
- Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme
të dhomës së gatimit: rezistenca e nxehtë,
skajet e pjesëve metalike.
- Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në fritezën
me ajër është skuqur plotësisht.
- Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll
fritezën me ajër, edhe kur përdorni
funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen
e vonuar.