User Manual

9SHQIP
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Philips Airfryer është friteza e vetme me ajër me teknologjinë
unike Rapid Air për skuqjen e ushqimeve tuaja të preferuara me
pak apo aspak vaj dhe me deri në 90% më pak yndyrë.
Teknologjia Philips Rapid Air e gatuan ushqimin në tërësi si dhe
dizajni ynë në formë ylli deti për rezultate perfekte nga kafshata e
parë deri tek e fundit.
Mund të shijoni një ushqim të skuqur më së miri – krokante nga
jashtë dhe i butë nga brenda – me skuqje, skarë dhe pjekje për
të përgatitur një larmi gatimesh të shijshme në një mënyrë të
shëndetshme, të shpejtë dhe të lehtë.
Për më shumë frymëzim, receta dhe informacion për fritezën me
ajër, vizitoni www.philips.com/kitchen ose shkarkoni programin
NutriU* falas për IOS® ose Android™.
* Programi NutriU mund të mos ofrohet në shtetin ku ndodheni.
Në këtë rast jeni të lutur të hapni faqen vendore të internetit të
Philips për frymëzim.
Përshkrim i përgjithshëm
1 Paneli i kontrollit
A Butoni i rritjes së temperaturës
B Butoni i uljes së temperaturës
C Butoni i menysë
D Menytë e preseteve
E Butoni i ndezjes/kjes
F Butoni i uljes së kohës
G Butoni i rritjes së kohës
H Treguesi i kohës
I Ekrani
J Treguesi i temperaturës
K Treguesi i Wi-Fi
2 Treguesi MAX
3 Koshi
4 Butoni i lirimit të koshit
5 Tigani
6 Kordoni elektrik
7 Vrimat e daljes së ajrit
8 Hyrja e ajrit