Seria HD9650 Manuali i përdorimit
SHQIP TABELA E PËRMBAJTJES E rëndësishme 3 Përshkrim i përgjithshëm 6 Hyrje Përpara përdorimit të parë Përgatitja për përdorim Vendosja e rrjetës së heqshme fundore dhe e kolektorit të yndyrës Tryeza e ushqimit Përdorimi i pajisjes Skuqja me ajër Kalimi në një preset tjetër gjatë gatimit Përdorimi i modalitetit manual Ndryshimi i temperaturës ose kohës së gatimit në çfarëdo kohe Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë Skuqja e patateve të shtëpisë Pastrimi
SHQIP E rëndësishme 3 Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik - Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë. - Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike. - Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
SHQIP të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga pajisja. - Mos përdorni kurrë përbërës të lehtë ose letër paketimi në pajisje. - Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit. - Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
SHQIP - - Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme. Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit. Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë. Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura.
SHQIP Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome. Philips Airfryer XXL përdor ajër të nxehtë për të skuqur ushqimin tuaj të preferuar me pak apo aspak vaj. Është krijuar për të skuqur në formë krokante dhe të fortë me sasi minimale yndyre.
SHQIP A I H 11 B G C F D E 10 1 2 9 8 3 4 7 5 6 7
SHQIP Përpara përdorimit të parë 1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit. 2 Hiqni ngjitëset ose etiketat nga pajisja. 3 Pastrojeni mirë pajisjen përpara përdorimit të parë, siç tregohet në tabelën e pastrimit. Përgatitja për përdorim Vendosja e rrjetës së heqshme fundore dhe e kolektorit të yndyrës 1 Hapni sirtarin duke tërhequr dorezën. 2 Hiqni koshin duke ngritur dorezën. 3 Vendoseni kolektorin e yndyrës në tigan.
SHQIP 9 5 Vendoseni koshin në tigan. 6 Tërhiqeni sirtarin mbrapsht në Airfryer nga doreza. Shënim • Mos e përdorni kurrë tiganin pa pasur brenda kolektorin e yndyrës apo koshin. Tryeza e ushqimit Tryeza më poshtë ju ndihmon të zgjidhni cilësimet bazë për llojet e ushqimit që dëshironi të përgatisni. Shënim • Vini re se këto cilësime janë sugjerime. Duke qenë se përbërësit ndryshojnë në origjinë, madhësi, formë, si dhe markë, ne nuk mund të garantojmë cilësimin optimal për përbërësit tuaj.
SHQIP Përbërësit Min.- maks. Koha maks. (min) Tempe ratura Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë Shënim Copa patatesh shtëpie 200-1400 g 20-42 180°C Po Zhytini 30 minuta në ujë, thajini dhe pastaj shtoni 1/ 4 deri 1 lugë gjelle vaj. Ushqime çasti të ngrira (kroketa pule) 80-1300 g (6-50 copë) 7-18 180°C Po Gati kur të jenë të verdha si ar dhe krokante nga jashtë.
SHQIP 11 Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë Përbërësit Min.- maks. Koha maks. (min) Tempe ratura Rosto derri 500-1000 g 40-60 180°C Lëreni të pushojë për 5 minuta përpara se ta prisni. Peshk i tërë Rreth 300-400 g 1-2 18-22 200°C Priteni bishtin nëse nuk e nxë koshi. Fileta peshku Rreth 120 g 1-3 (1 shtresë) 9-12 200°C Për të evituar ngjitjen, vendoseni anën e lëkurës në fund dhe shtoni ca vaj.
SHQIP Përdorimi i pajisjes Skuqja me ajër Kujdes • Kjo është një fritezë që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër. • Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni tiganin e nxehtë dhe kolektorin e yndyrës me doreza të sigurta për furrë. • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. • Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale.
SHQIP 13 5 Vërini përbërësit në kosh. Shënim • Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni "Tabelën e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të gatimit. • Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e tejmbushni koshin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
SHQIP 9 Për të ndryshuar kohën e gatimit, rrotulloni diskun QuickControl në cilësimin e dëshiruar. » Për të konfirmuar kohën e zgjedhur të gatimit, shtypni diskun QuickControl. 1 Shënim 2 • Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të ndryshme ushqimi. 10 Pajisja fillon të gatujaë pas konfirmimit të kohës së gatimit. Këshillë • Për ta pushuar procesin e gatimit, shtypni diskun QuickControl. Për ta vazhduar procesin e gatimit, shtypni sërish diskun QuickControl.
SHQIP 15 Shënim • Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht futeni sirtarin sërish në Airfryer nga doreza dhe shtoni disa minuta të tjera mbi kohën e caktuar. 13 Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh. patatet e skuqura), nxirreni koshin nga tigani me anë të dorezës. Kujdes • Pas procesit të gatimit, tigani, kolektori i yndyrës, koshi, hapësira e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në fritezë, mund të dalë avull nga tigani.
SHQIP Kalimi në një preset tjetër gjatë gatimit 1 Shtypni butonin e presetit ( ). 2 Rrotullojeni diskun e QuickControl për të zgjedhur një preset tjetër. 3 Për të konfirmuar presetin e zgjedhur, shtypni diskun QuickControl. Treguesi i kohës së gatimit pulson në ekran. 1 4 Për të ndryshuar kohën e gatimit, rrotulloni diskun QuickControl. 1 » Për të konfirmuar kohën e zgjedhur të gatimit, shtypni diskun QuickControl.
SHQIP 17 Përdorimi i modalitetit manual 1 Shtypni butonin e presetit ( ). 2 Rrotulloni diskun QuickControl për të zgjedhur modalitetin manual ( ). 3 Shtyjeni diskun QuickControl për të zgjedhur modalitetin manual. » Temperatura standarde është 180°C. 4 Për të ndryshuar temperaturën, rrotulloni diskun QuickControl. » Për të konfirmuar temperaturën, shtypni diskun QuickControl. 1 2 5 Pas konfirmimit të temperaturës, treguesi i kohës “- -” fillon të pulsojë.
SHQIP Ndryshimi i temperaturës ose kohës së gatimit në çfarëdo kohe 1 Shtypni butonin e temperaturës ( ) ose të kronometrit ( ). 2 Për të ndryshuar temperaturën ose kohën e gatimit, rrotulloni diskun QuickControl. » Për të konfirmuar temperaturën ose kohën e gatimit, shtypni sërish diskun QuickControl ose butonin e temperaturës/kronometrit.
SHQIP 19 Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë 1 Shtypni butonin e mbajtjes ngrohtë ( ) (mund ta aktivizoni në çfarëdo kohe modalitetin e mbajtjes ngrohtë). » Butoni i mbajtjes ngrohtë ndizet me efekt pulsimi. 2 3 1 » Kronometri i mbajtjes ngrohtë caktohet në 30 minuta. Për të ndryshuar kohën e mbajtjes ngrohtë (1-30 min), shtypni butonin e kronometrit ( ), rrotulloni diskun QuickControl dhe pastaj shtypeni për ta konfirmuar. Mund të rregulloni temperaturën e mbajtjes ngrohtë.
SHQIP Skuqja e patateve të shtëpisë Për patate fantastike shtëpie në fritezë: - Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse. Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër me deri në 1000 gramë për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha priren të jenë më pak krokante se të voglat. Shkundeni koshin 2-3 herë gjatë procesit të skuqjes me ajër. 1 Qërojini patatet dhe pritini në shirita (8x8mm / 0.3 in trashësi).
SHQIP 21 Pastrimi Paralajmërim • Lërini koshin, tiganin, kolektorin e yndyrës dhe brendësinë e pajisjes që të ftohen plotësisht përpara se të filloni pastrimin. • Hiqeni kolektorin e yndyrës nga tigani, duke përdorur kapëse me maja gome. Mos e hiqni me gishta pasi nën kolektorin e yndyrlës mblidhet yndyrë ose vaj i nxehtë. • Tigani, koshi, kolektori i yndyrës dhe brendësia e pajisjes kanë një veshje jongjitëse.
SHQIP Shënim • Sigurohuni që të mos mbetet lagështi mbi panelin e kontrollit. Thani panelin e kontrollit me një leckë pasi ta keni pastruar. 5 Pastrojeni rezistencën me një furçë pastrimi për të hequr mbetjet e mundshme të ushqimit. 6 Pastrojeni brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe sfungjer jogërryes. Vendruajtja 1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet. 2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata para se të ruhen. 3 Futeni kordonin në folenë e vet mbajtëse.
SHQIP 23 Garancia dhe mbështetja Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
SHQIP Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Përbërës të llojeve të caktuara mund të jetë nevoja të tunden deri në gjysmën e kohës së gatimit. Ndiqni udhëzimet në këtë manual përdorimi për të përgatitur patate të skuqura shtëpie (shihni "Tabelën e ushqimeve" ose shkarkoni falas Airfryer App). Pajisja nuk është në prizë. Kur e ndizni pajisjen, do të dëgjoni zhurmën e ventilatorit që punon. Nëse nuk e dëgjoni këtë zhurmë, kontrolloni nëse e keni futur siç duhet pajisjen në prizë.
© 2022 Philips Domestic Appliances Holding B.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.