User Manual

12 SHQIP
Përdorimi i pajisjes
Skuqja me ajër
Kujdes
Kjo është një fritezë që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni
tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat.
Kapeni tiganin e nxehtë dhe kolektorin e yndyrës me doreza të
sigurta për furrë.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë
të parë. Kjo është normale.
Nuk është e nevojshme që pajisja të ngrohet paraprakisht.
1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme,
horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Sigurohuni që sirtari të mund të hapet tërësisht.
Shënim
Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të
ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
2 Tërhiqni kordonin elektrik nga foleja e mbajtjes së kordonit
mbrapa pajisjes.
3 Futeni spinën në prizë.
4 Hapni sirtarin duke tërhequr dorezën.