User Manual

20 SHQIP
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në fritezë:
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh.
patate të freskëta, (pak) miellëse.
- Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër me deri në 1000
gramë për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha priren të
jenë më pak krokante se të voglat.
- Shkundeni koshin 2-3 herë gjatë procesit të skuqjes me ajër.
1 Qërojini patatet dhe pritini në shirita (8x8mm / 0.3 in
trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30
minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë
enësh ose letre.
4 Hidhni gjysmë lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini
patatet e prera në tas dhe trazojini derisa të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet e prera nga tasi me gishta ose me kapëse
kulluese që vaji i tepërt të mbetet në tas.
Shënim
Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në
kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Vërini patatet e prera në kosh.
7 Skuqini patatet e prera dhe shkundeni koshin në gjysmë
të procesit të skuqjes me ajër. Shkundeni 2-3 herë nëse
përgatisni mbi 500g patate.
Shënim
Shikoni kapitullin "Tabela e ushqimeve" për sasitë dhe kohët e duhura
të gatimit.