User Manual

23SHQIP
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni etëpalosjen e posaçme të
garancisë botërore.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund
të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni
problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni
www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta
ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pjesa e jashtme
e pajisjes nxehet
gjatë përdorimit.
Nxehtësia brenda
rrezaton në muret e
jashtme.
Kjo është normale. Të gjitha dorezat dhe
pullat që duhet të prekni gjatë përdorimit
qëndrojnë mjaftueshëm të ftohta për t'i
prekur.
Tigani, koshi, kolektori i yndyrës dhe
brendësia e pajisjes mund të nxehen
gjithnjë kur pajisja ndizet për t'u siguruar
që ushqimi të gatuhet siç duhet. Këto
pjesë janë gjithmonë shumë të nxehta për
t'u prekur.
Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë
më të gjatë, disa zona nxehen shumë për
t'u prekur. Këto zona janë shënuar në
pajisje me ikonën e mëposhtme:
Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për
zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e
tyre, pajisja është plotësisht e sigurt për t'u
përdorur.
Patatet e skuqura
të shtëpisë nuk
dalin ashtu siç i
prisja.
Nuk keni përdorur llojin e
duhur të patateve.
Për rezultate optimale, përdorni patate të
freskëta (disi) miellëse. Nëse ju duhet t'i
ruani patatet për më vonë, mos i mbani
në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi.
Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon
se janë të përshtatshme për skuqje.
Sasia e përbërësve në
kosh është shumë e
madhe.
Ndiqni udhëzimet në këtë manual
përdorimi për të përgatitur patate të
skuqura shtëpie (shihni "Tabelën e
ushqimeve" ose shkarkoni falas Airfryer
App).