User manual

40
Kujdes
Për të evituar rrezikun për shkak të ndonjë
rivendosjeje të paqëllimtë të kurit termik, kjo
pajisje nuk duhet ushqyer përmes një pajisjeje
të jashtme me çelës, si p.sh. me kohëmatës, apo
ndonjë qark që ndizet e ket rregullisht nga
operatori elektrik.
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga
prodhues të tjetër apo që nuk rekomandohen
konkretisht nga "Philips". Nëse përdorni aksesorë
apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
Mos e tejkaloni treguesin e kapacitetit maksimal
në kanën e mikserit.
Mos i tejkaloni sasitë dhe kohët maksimale të
përzierjes të përcaktuara në tabelën e recetave.
Nëse ushqimi ngjitet nëpër faqet e brendshme të
kanës së mikserit, keni pajisjen dhe hiqeni nga
priza. Në vijim përdorni një spatulë për ta hequr
ushqimin nga muri.
Mos e mbushni kurrë kanën e mikserit me përbërës
më të nxehtë se 80˚C.
Niveli i zhurmës: Lc = 83dB(A).
Mikseri
Paralajmërim
Mos fusni kurrë gishtat apo sende në kanën e
mikserit kur pajisja është në punë.
Kujdes
Për të parandaluar derdhjen, mos hidhni në
kanën e mikserit më shumë lëng sesa kapaciteti
maksimal. Kur procesoni lëngje ose perime të
nxehta, ato priren të krijojnë shkumë, kështu
që mos hidhni më shumë se 1,8 litra në kanën e
mikserit.
Mos e lini pajisjen të punojë për më shumë se
3 minuta për rast. Lëreni pajisjen të ftohet në
temperaturë ambienti përpara se të vazhdoni
procesimin.
Sigurohuni që kapaku të mbyllet/montohet mirë
në kanë dhe që kupa e matjes të futet mirë në
kapak përpara se të ndizni pajisjen.
Mos e përdorni kanën menjëherë pas nxjerrjes nga
enëlarësja apo frigoriferi. Lëreni të qëndrojë në
temperaturë ambienti për së paku 5 minuta para
përdorimit.
Kyçja e integruar e sigurisë
Ky funksion garanton që ju ta ndizni pajisjen vetëm
nëse kana e mikserit, bluarësja ose gota e përzierjes
është montuar saktë te njësia e motorit. Nëse kana
e mikserit ose gota e përzierjes nuk është e montuar
saktë, lirohet siguresa e integruar.
Funksioni i sigurisë
Ky mikser vjen me një funksion sigurie që mbron nga
ngarkesat e tepruara. Në raste mbingarkese, mikseri
aktivizon automatikisht mbrojtjen dhe ndalon së
punuari duke ndezur simbolin e mbingarkesës
E01
në panel. Nëse ndodh diçka e tillë, caktojeni
1 E rëndësishme
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se
ta vini në punë pajisjen, si dhe ruajeni për referencë në
të ardhmen.
Paralajmërim
Mos i prekni tehet e mprehta kur pajisja është
e futur në prizë. Nëse tehet ngecin, shkëputeni
pajisjen përpara se të hiqni përbërësit. Bëni kujdes
kur manovroni tehe të mprehta, kur zbrazni kanën
dhe gjatë pastrimit.
Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza përpara:
Se ta hiqni atë nga baza, përpara se të ndërroni
aksesorët apo përpara se t'u afroheni pjesëve
që lëvizin kur janë në përdorim.
Se ta montoni, çmontoni apo pastroni.
Se ta lini pa mbikëqyrje.
Pastrimi i pajisjes
Nëse tehet ngecin, hiqeni pajisjen nga priza
përpara se të hiqni përbërësit që i kanë bllokuar
Mos e zhytni pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse
tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e
rrjetit elektrik lokal.
Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni elektrik, sita
rrotulluese apo ndonjë pjesë tjetër dëmtohet apo
ka plasaritje të dukshme. Nëse kordoni elektrik
është i dëmtuar, duhet ta ndërroni te "Philips",
një pikë servisi e autorizuar nga "Philips" ose nga
person me kualikim të ngjashëm, në mënyrë që
të shmangni rreziqet.
Sigurohuni që njësia e tehut të shtrëngohet mirë
dhe kapaku të montohet siç duhet në kanën e
mikserit përpara se të përdorni pajisjen.
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga fëmijët.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku
mund të arrihet nga fëmijët.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë me aftësi
të reduktuara zike, shqisore apo mendore, apo
që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen
udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
Fëmijët duhen mbikëqyrur për t'u siguruar që të
mos luajnë me pajisjen.
Bëni kujdes nëse hidhni lëng të nxehtë në mikser
pasi mund të derdhet jashtë pajisjes për shkak
avullimit të papritur.
Asnjëherë mos e montoni apo çmontoni kanën
e mikserit apo gotën e përzierjes në njësinë e
motorit kur pajisja është e ndezur.
Kjo pajisje synohet vetëm për përdorim shtëpiak.
Përpara përdorimit lexoni procedurën e pastrimit
te "Manuali i përdorimit".
Mos e vini në punë mikserin për më shumë se 30
sekonda pa ndonjë përbërës. Mund të shkaktojë
mbinxehje.
Mos lini që pajisja të punojë pa mbikëqyrje.