User manual

Table Of Contents
412
Shqip
- Mos e përdorni karikuesin dhe/ose higjienizuesin në
ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e
dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
- Mbajeni higjienizuesin larg fëmijëve në çdo kohë.
- Ndaloni përdorimin e higjienizuesit nëse llamba e
dritës UV qëndron e ndezur kur dera është e hapur.
Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin dhe
lëkurën e njeriut.
- Përdoreni higjienizuesin vetëm me ekranin mbrojtës
në vend.
- Mos e prekni llambën e dritës UV të higjienizuesit UV
kur është e nxehtë.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të
shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës
çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që
përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti
mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni
me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni
gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas 1
jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në
mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar,
konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni
pajisjen.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
- Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet
të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo
institucione dentare.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm
nga persona të kualifikuar.