User manual

Table Of Contents
416
Shqip
2
Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa
të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të
vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të
dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë
dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike. Zakonisht,
përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion.
Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua
lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme për larjen e dhëmbëve.
Për modelet pa intensitete
Për t'ju ndihmuar të kaloni në furçën e re elektrike të
dhëmbëve "Sonicare", ajo ofrohet me funksionin
"EasyStart" të aktivizuar. Ky funksion e rrit ngadalë
energjinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar të
përshtateni me larjen e dhëmbëve me furçën e
dhëmbëve "Philips Sonicare".
Për modelet me intensitete
Për t'ju ndihmuar të kaloni te furça e re elektrike e
dhëmbëve "Sonicare", përdorni një cilësim më të ulët
gjatë 1-2 javëve të para, më pas kaloni në një cilësim më
të lartë.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1
Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël
paste dhëmbësh.