User manual

Table Of Contents
427
Shqip
Koka e furçës
1
Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi.
2
Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni
bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të
paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për
udhëtim sa herë të jetë e nevojshme.
Ngarkuesi
1
Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2
Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një leckë të
njomë për të pastruar brenda kutisë për udhëtim.
Pastrimi i higjienizuesit
Paralajmërim: Mos e zhytni higjienizuesin në ujë
ose mos e shpëlani në rubinet.
Paralajmërim: Mos e pastroni higjienizuesin kur
llamba e dritës UV është e nxehtë.
Për efikasitet, rekomandohet që higjienizuesi të
pastrohet çdo javë.
1
Hiqeni higjienizuesin nga priza.
2
Nxirreni vasketën e pikimit direkt jashtë. Shpëlajeni
vasketën e pikimit dhe fshijeni me një leckë të njomë.
3
Pastroni të gjitha sipërfaqet e brendshme me leckë të
lagur.
4
Hiqeni ekranin mbrojtës në pjesën e përparme të
llambës së dritës UV.
Për të hequr ekranin, kapni skajet pranë kunjave,
shtypni lehtë dhe nxirrni ekranin mbrojtës.
5
Hiqni llambën e dritës UV.
Për të hequr llambën e dritës, kapeni dhe nxirreni nga
mbajtësja metalike.
6
Pastroni ekranin mbrojtës dhe llambën e dritës UV me
një leckë të njomë.
7
Futeni sërish llambën e dritës UV.