User manual

Table Of Contents
428
Shqip
Për të rifutur llambën, bashkërenditni fundin e
llambës me mbajtësen metalike dhe shtyjeni llambën
në mbajtëse.
8
Futeni sërish ekranin mbrojtës.
Për të rifutur ekranin, bashkërenditni dhëmbëzat në
ekran me vrimat në sipërfaqen reflektive pranë
llambës së dritës UV. Shtyjeni ekranin direkt në vrima
në higjienizues.
9
Vendoseni sërish vasketën e pikimit në higjienizuesin
UV.
10
Pas pastrimit, sigurohuni që higjienizuesi të jetë
plotësisht i thatë përpara ta fusni në prizë.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin,
hiqeni atë nga priza, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të
freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës
"Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka
zëvendësuese furçe Philips Sonicare.
Gjetja e numrit të modelit
Shihni nga poshtë dorezës së furçës elektrike "Philips
Sonicare" për numrin e modelit (HX64XX, HX68XX).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi
vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Përjashtimet nga garancia
Çfarë nuk mbulohet nga garancia:
- Aksesorët për brenda gojës, duke përfshirë kokat dhe
grykëzat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të
ndërrimit ose kokave të furçës të paautorizuara.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi,
pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.