operation manual

Funksioni i fikjes automatike
Nëse nuk përdoret për një minutë, "AirFloss" fiket automatikisht.
Pastrimi
Nëse "AirFloss Ultra" bllokohet ose për të pastruar pjesën e
brendshme të "AirFloss", mbushni rezervuarin me ujë të ngrohtë dhe
shtypni butonin e aktivizimit derisa rezervuari të jetë boshatisur.
Mos pastroni grykëzën, dorezën apo ngarkuesin në enëlarëse.
Mos përdorni agjentë pastrues për të pastruar pajisjen. Përbërja
ose fuqia e disa agjentëve mund të dëmtojë pajisjen.
Doreza dhe grykëza
1 Hiqni grykëzën e "AirFloss Ultra" nga doreza. Shpëlani grykëzën
pas çdo përdorimi për të hequr mbetjet brenda saj. (Fig. 16)
2 Hapni rezervuarin dhe shpëlajeni nën rubinet për të hequr mbetjet.
(Fig. 17)
Këshillë: Gjithashtu, për të fshirë rezervuarin dhe për të hequr
mbetjet, mund të përdorni tampon pambuku.
Shënim: Mos e zhysni dorezën në ujë.
Shënim: Mospastrimi i mbetjeve nga grykëza ose rezervuari mund
të shkaktojë gjendje johigjienike.
3 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë. (Fig. 18)
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni "AirFloss Ultra" për një periudhë të zgjatur
kohe, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1 Hapni kapakun e rezervuarit dhe zbrazeni.
2 Shtypni dhe mbani butonin e aktivizimit derisa të mos dalë më
spërkatës nga grykëza.
3 Hiqeni ngarkuesin nga priza.
100
Shqip