User Manual

Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 28).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të
ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 29) (2006/66/KE). Dërgojeni
produktin në një pikë zyrtare grumbullimi ose në një qendër
shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së
ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Vini re se ky proces është i pakthyeshëm.
1 Për të shkarkuar baterinë, shtypni vazhdimisht butonin e
aktivizimit derisa "AirFloss" të mos prodhojë më fuqi shpërthimi të
ajrit. (Fig. 20)
2 Hiqni grykëzën e "AirFloss Ultra" nga doreza. (Fig. 21)
3 Kapeni fort dorezën me një dorë në pjesën e sipërme dhe me
dorën tjetër në pjesën e poshtme. (Fig. 22)
4 Ndajeni dorezën në dy pjesë. (Fig. 23)
Shënim: Ky hap kërkon forcë të madhe fizike. Gjysma e pjesës së
sipërme dhe së poshtme të dorezës duhet të veçohen sapo të
doreza të ndahet.
5 Hiqni gjysmën e pjesës së poshtme të dorezës. (Fig. 24)
6 Pritini të 6 telat në pjesën e brendshme me gërshërë. (Fig. 25)
7 Tërhiqeni plotësisht pjesën e brendshme nga pjesa e sipërme e
dorezës. (Fig. 26)
8 Bateria ndodhet brenda gjysmës së sipërme të dorezës. Hiqeni
baterinë dhe hidheni në vendin e duhur (jo te mbeturinat e
shtëpisë). (Fig. 27)
104
Shqip