User manual

Table Of Contents
466
Shqip
1
Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e
rikarikueshme, hiqni dorezën nga karikuesi, ndizni
furçën e dhëmbëve dhe lëreni të punojë derisa të
ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa furça e dhëmbëve
të mos ndizet më.
2
Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni. Mbulojeni të gjithë
dorezën me një peshqir ose leckë.
3
Mbani majën e dorezës me njërën dorë dhe godisni
folenë e dorezës 0,5 inç mbi skajin fundor. Godisni
fort me një çekiç në të 4 anët për të nxjerrë kapakun
fundor.
Shënim: Mund t'ju duhet të godisni disa herë në skajin
fundor për të thyer bashkueset e brendshme.
4
Hiqni kapakun fundor nga doreza e furçës së
dhëmbëve. Nëse kapaku fundor nuk shkëputet
lehtësisht nga foleja, përsëriteni hapin 3 derisa ai të
shkëputet.
5
Shtyni boshtin për poshtë mbi një sipërfaqe të fortë
duke e mbajtur dorezën përmbys. Nëse pjesët e
brendshme nuk hiqen lehtësisht nga foleja,
përsëriteni hapin 3 derisa këto pjesë të shkëputen.