User Guide

Table Of Contents
451
Shqip
Shënim: Sigurohuni që "Bluetooth" i telefonit të jetë i
aktivizuar kur përdorni aplikacionin në mënyrë që furça e
dhëmbëve të transferojë dhe përditësojë të dhënat e
larjes në aplikacion. Nëse keni pyetje se pse
grumbullohen të dhënat tuaja të larjes, sigurohuni të
shikoni Deklaratën e privatësisë së "Sonicare", e cila
ofrohet gjatë procesit të konfigurimit të aplikacionit.
Funksionet e aplikacionit
Furça elektrike e dhëmbëve "Sonicare" është e pajisur me
sensorë inteligjentë për të të ofruar reagim rreth
zakoneve të larjes së dhëmbëve, duke përfshirë:
- Seancat e përditshme të larjes së dhëmbëve
- Kohën e çdo seance larjeje
- Presionin e ushtruar gjatë larjes
- Rikujtuesin për ndërrimin e kokës së furçës (në bazë të
përdorimit aktual)
Aplikacioni "Sonicare" mbledh të dhënat e ofruara nga
sensorët inteligjentë dhe monitoron zakonet tuaja të
larjes së dhëmbëve me kalimin e kohës.
Hapat e parë
1
Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në
një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
2
Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa
të mos shtyhet më tutje.
Shënim: Është diçka normale të shikoni një hapësirë të
vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të
dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë
dridhje sesa kur përdorni një furçë joelektrike. Zakonisht,