User Guide

Table Of Contents
453
Shqip
dhe rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës që
pulson në ngjyrë portokalli.
5
Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6
Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë,
mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë
sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në
zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe
gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur
ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e
sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e
furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate
ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje,
kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk
janë dëmtuar.
BrushPacer
Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të
gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 6 seksione duke
përdorur funksionin "BrushPacer". "BrushPacer" ndan
kohën e larjes në 6 segmente të barabarta dhe tregon se
kur duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen
me një pauzë të shkurtër në dridhje. Furça e dhëmbëve
ndalon automatikisht në fund të seancës së larjes.
Shënim: Mund të shtohen segmente shtesë kur përdorni
modalitetet "White+" ose "Gum Health".
Modalitetet
Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me 4
modalitete të ndryshme: "Clean", "White+", "Gum
Health" dhe "Deep Clean+". Në bazë të kokës së furçës
inteligjente që përdor, modaliteti dhe intensiteti optimal
do të zgjidhen automatikisht nga teknologjia
"BrushSync". Për të ndryshuar modalitetet, shtypni
butonin e modalitetit/intensitetit kur doreza është e
fikur.