User Guide

Table Of Contents
455
Shqip
Shënim: Kur lani dhëmbët me aplikacionin "Philips
Sonicare" në modalitetin "Deep Clean+", koha e larjes do
të jetë 2 minuta kur është e lidhur me aplikacionin dhe 3
minuta kur nuk është e lidhur me aplikacionin.
Intensitetet
Furça e dhëmbëve elektrike vjen me 3 cilësime të
ndryshme të intensitetit:
- intensitet i ulët (një shirit)
- intensitet mesatar (dy shirita)
- intensitet i lartë (tre shirita)
Kur bashkohet me dorezën, koka e furçës inteligjente
zgjedh automatikisht intensitetin e rekomanduar. Nëse
doni të kaloni në një intensitet tjetër, ju mund ta bëni
këtë duke shtypur butonin e modalitetit/intensitetit
ndërkohë që lani dhëmbët.
Intensiteti nuk ndryshohet dot për sa kohë që doreza
është e fikur apo në pushim.
Teknologjia "BrushSync"
Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të
komunikojë me dorezën duke përdorur një mikroçip.
Simboli në pjesën e poshtme të kokës së furçës tregon
se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji.
Teknologjia "BrushSync" mundëson:
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit "BrushSync"
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të
furçës inteligjente, të pajisura me teknologjinë
"BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave të
furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që
është më e përshtatshme për ju, shkoni te
www.philips.com/toothbrush-heads për më shumë
informacion.
Funksionet
- Sinjalizimi i sensorit të presionit
- BrushPacer
- SmarTimer
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës