User Guide

Table Of Contents
463
Shqip
Ngarkuesi
1
Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2
Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një leckë të
njomë për të pastruar brenda kutisë për udhëtim.
Kutia e karikimit për udhëtim
1
Hiqeni kutinë e karikimit për udhëtim nga priza
përpara se ta pastroni.
2
Përdorni një leckë të njomë për të fshirë sipërfaqen e
kutisë për udhëtim.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin,
hiqeni atë nga priza, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të
freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës
"Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka
zëvendësuese furçe Philips Sonicare.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që
mund të hasni me pajisjen. Nëse mund ta zgjidhni
problemin me informacionet më poshtë, vizitoni
www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më
të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj
klientit në shtetin ku ndodheni.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk mund ta lidh
plotësisht kokën e
furçës. Ka një hapësirë
mes kokës së furçës dhe
dorezës.
Kjo është normale. Një
hapësirë e vogël është e
nevojshme për të lejuar
lëvizjen, në mënyrë që
të krijohen dridhjet e
nevojshme për të
pastruar dhëmbët tuaj.