SCF355 Manuali i përdorimit
Përmbajtja E rëndësishme ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 3 Fushat elektromagnetike (EMF) ��������������������������������������������������������������������������������������� 5 Hyrje ������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������� 6 Përdorimi i ngrohëses së shishes ��������������������������������������������������������������������������
E rëndësishme Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta përdorni ngrohësen e shishes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik - Mos e zhysni kordonin, spinën apo pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera. Paralajmërim - Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura. - Mos e lini kordonin elektrik të varet nga skaji i tryezës apo syprina. Kordonin e tepërt mund ta ruani në bazamentin e ngrohësit të shishes. - Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
- - - Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 3 vjeç e lart nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët nën 3 vjeç.
Kujdes - Pajisja është menduar për përdorim familjar dhe përdorime të ngjashme, si p.sh. në shtëpitë në fshat, në ambiente të llojit bujtina, në ambientet e kuzhinës së stafit në dyqane, në zyra dhe ambiente të tjera pune, si dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi. - Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e përdorni. - Sipërfaqja e rezistencës mund të ketë nxehtësi të mbetur edhe pas përdorimit. - Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta pastroni.
Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips Avent! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips Avent", regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome. Me këtë ngrohës shishesh mund të ngrohni në mënyrë të sigurt të gjitha shishet "Philips Avent" dhe qumështin/ushqimin për foshnja në enë dhe në kavanoza të tjerë me ushqim për foshnja. Shënim: Qeskat e qumështi të gjirit "Philips Avent" dhe shishet "Philips Avent" 60 ml nuk mund të përdoren në këtë ngrohëse shishesh.
Shpjegimi i cilësimeve Ngrohësja e shishes fiket dhe drita është e fikur. Në çdo cilësim tjetër pajisja ndizet dhe drita është e ndezur. Zgjidhni këtë cilësim kur dëshironi të ngrohni shpejt një shishe qumështi në temperaturë ambienti (22°C) me përmbajtje nga 60 ml deri në 330 ml ose në temperaturë të ftohtë (5°C) me një përmbajtje nga 60 ml deri në 240 ml. Shishja duhet të nxirret menjëherë pas ngrohjes në temperaturën e duhur, përndryshe qumështi do të nxehet.
Përdorimi i ngrohëses së shishes me cilësimin e ngrohjes ekspres të qumështit 1 Vendosni spinën elektrike në prizë. Vendosni një shishe në ngrohësen e shishes. 2 Mbushni ngrohësen e shishes me ujë të pijshëm deri në nivelin e qumështit në shishe. Në rast se keni sasi të mëdha qumështi, niveli maksimal i ujit duhet të jetë rreth 1 cm poshtë majës së ngrohëses së shishes. Niveli i saktë i ujit garanton performancën e duhur të ngrohjes.
4 Drita portokalli ndizet kur zgjidhni një cilësim. Kjo tregon se ngrohësja e shishes është ndezur. Shënim • Gjatë ngrohjes, qumështi qarkullon dhe ngrohet njëtrajtësisht. 5 Kontrolloni tabelën referencë të ngrohjes ekspres për të parë kohën e nevojshme për ngrohjen e qumështit. Pas kalimit të kohës të indikuar në tabelën referencë të ngrohjes ekspres, hiqeni shishen për ushqim ose kthejeni çelësin në “Keep Warm” për ta mbajtur qumështin të ngrohtë në temperaturën e duhur.
6 Kontrollojeni gjithnjë temperaturën përpara se të ushqeni fëmijën. Tundeni lehtë shishen ose enën e mbajtjes së qumështit dhe kontrolloni temperaturën e qumështit duke spërkatur disa pika nga ana e brendshme e kyçit. 7 Kthejeni çelësin sërish në pozicionin fikur. Kujdes • Uji në ngrohësen e shishes mund të jetë i nxehtë pasi të ketë përfunduar ngrohja e qumështit/ ushqimit për foshnja. Kini kujdes pasi uji i nxehtë mund të shkaktojë djegie të rënda.
Shënim • Kohët e treguara të ngrohjes bazohen në shishet e polipropilenit "Philips Avent Natural" dhe "Anti-colic". Kini parasysh se kohët e ngrohjes të "Philips Avent Anti-colic" me shishet e polipropilenit me valvulë "AirFree" dhe shishet e qelqit "Natural" devijojnë nga këto indikacione. Përveç llojit dhe materialit të shishes, karakteristikat si trashësia mund të ndikojnë gjithashtu negativisht në kohën e ngrohjes. Ndaj mund dhe të marrë më pak kohë ngrohja e një sasie më të madhe qumështi.
Përdorimi i cilësimit Keep Warm për ngrohjen e qumështit 1 Vendosni spinën elektrike në prizë. Vendosni shishen ose enën në ngrohësen e shishes. 2 Mbushni ngrohësen e shishes me ujë të pijshëm deri në nivelin e qumështit në shishe/enë. Në rast se keni sasi të mëdha qumështi, niveli maksimal i ujit duhet të jetë rreth 1 cm poshtë majës së ngrohëses së shishes. 1 cm 1 cm 3 Zgjidhni pozicionin e mbajtjes ngrohtë.
Shënim • "Philips Avent" rekomandon ta ushqeni foshnjën sa më shpejt të jetë e mundur pas ngrohjes së qumështit. Ju rekomandojmë të mos e ringrohni qumështin pasi të jetë ftohur sërish. • Kontrollojeni gjithnjë temperaturën përpara se të ushqeni fëmijën. 4 Ktheni çelësin në pozicionin "fikur" pasi shishja/ena të hiqet nga ngrohësja e shishes. Përdorimi i ngrohëses së shishes me cilësimin e shkrirjes 1 Futni spinën e pajisjes në prizën në mur. Vendosni shishen ose enën në ngrohësen e shishes.
1 cm 3 Zgjidhni pozicionin e shkrirjes. Në këtë cilësim qumështi/ushqimi për foshnja mund të shkrihet në gjendje të lëngët. Për qumështin e ngrirë, kontrolloni tabelën referencë të ngrohjes për të parë kohën e parashikuar të shkrirjes. Pas shkrirjes së qumështit, zgjidhni cilësimin e ngrohjes ekspres ose të mbajtjes ngrohtë për ta ngrohur qumështin. Shihni kapitujt e mëparshëm për udhëzimet e përdorimit.
Pastrimi dhe deskorjezimi Pastrimi 1 2 Pas çdo përdorimi, hiqeni ngrohësen e shishes nga priza dhe lëreni të ftohet. 3 Fshini pjesën e jashtme dhe të brendshme të ngrohëses së shishes me një leckë të njomë. » Mos përdorni abrazivë, solucione antibakteriale pastrimi, solucione kimike apo mjete të mprehta për pastrimin e ngrohëses së shishes. Hiqeni ujin nga ngrohësja e shishes për arsye higjienike.
Deskorjezimi Rekomandohet ta deskorjezoni ngrohësen çdo katër javë për t'u siguruar që punon me efikasitet. 1 Përzieni 50 ml uthull të bardhë me 100 ml ujë të ftohtë për të deskorjezuar ngrohësen e shishes. Ndizeni ngrohësen e shishes, zgjidhni cilësimin 1 të ngrohjes ekspres të qumështit dhe lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta. Lëreni solucionin në ngrohësen e shishes derisa të shpërbëhet e gjithë skoria. 10 min Shënim • Mund dhe të përdorni deskorjezues me bazë acidi citrik.
Riciklimi Ky simbol do të thotë që produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë. Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike. Mbështetja Për mbështetje për të gjitha produktet, si pyetjet më të shpeshta, vizitoni www.philips.com/support. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
© 2023, Koninklijke Philips N.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.